#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:30 data 11 Gusht 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 11 Gusht 2023
Kulla në Tiranë, Rama: Akuzat, mullar balte. Tirana e Shqipëria nuk kanë kohë për të humbur
Kryeministri Rama reagon mbi debatet për ndërtimin e një kulle në qendër të Tiranës duke i konsideruar akuzat një “mullar balte”. Rama thekson investimi është mes privatëve dhe se as Tirana dhe as Shqipëria nuk kanë kohë për të humbur.
Berisha: Rama pengon hetimet për aferën e djegësave. Zoto në Vlorë, Mërtiri në Vjenë
Sali Berisha bën përgjegjës kryesor kryeministrin Rama për çështjen e inceneratorëve duke e akuzuar se po pengon hetimet e SPAK duke mbrojtur pronarët e tyre. Berisha thotë se Zoto po pushon në Vlorë ndërsa Mërtiri qëndron në Vjenë.
Begaj dekreton datën: Me 24 shtator mbahen zgjedhjet për Bashkinë e Kukësit
Bashkia e Kukësit do të shkojë në zgjedhje me 24 shtator për kryetarin e ri. Presidenti i Republikës dekretoi sot datën. Nga socialistët përflitet si kandidat emri i prefektit aktual ndërsa opozita po diskuton për zgjedhjen e një emri të përbashkët.
5.1 mln vizitorë në 7 muaj vizituan Shqiperinë. 1,7 mln vetëm në Korrik
Në 7 muaj Shqipëria ka pritur mbi 5.1 milionë vizitorë. Këto janë shifrat zyrtare të publikuara nga Ministria e Turizmit, që flasin për 23% më shumë se sa vitin e kaluar. Vetëm në korrik Shqipëria priti mbi 1.7 milionë turistë të huaj.
“Plumbi i artë” çon për gjykim 20 të pandehur. Akuzohen për 27 ngjarje të bujshme kriminale
SPAK çon në gjykatë dosjen “Plumbi i artë” duke vënë para drejtësisë 20 persona të cilët do të akuzohen për 27 akuza të rënda si vrasje me pagesë, plagosje dhe grabitje. Pjesa më e madhe e tyre u zbërthye nga i penduari, Nuredin Dumani.
55 viktima nga zjarret në SHBA. Zhduket qyteza historike Lahaina
Një ndër katastrofat më të rënda konsiderohet ajo e zjarreve, me të cilën është përballur këtë javë Hauai, pjesë e SHBA-ve. Deri më tani numërohen 55 të vdekur, ndërsa bilanci mund të rritet për shkak të numrit të lartë të të zhdukurve.
/tvklan.al