Lajme, #edicioniinformativ ora 15:30 data 11 Janar 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Anjola Hamzaj
Headlines 11 Janar 2025
Rama: Dy Bonuse çdo vit për të moshuarit, opozita premton përralla me qilima fluturues
Kryeministri Edi Rama thotë se dhënia e dy bonuseve për pensionistët në vit do të kthehet në një praktikë të përhershme. Duke folur për premtimet e opozitës për të moshuarit ai shprehet se ato i ngjajnë përrallave me qilima fluturues.
Berisha: Paga minimale 500 euro. Çmimi i energjisë me 3 fasha, bizneset do e blejnë me 5 lekë
Kreu i opozitës Sali Berisha premton pagë minimale 500 euro dhe pagesën e orëve shtesë. Me ardhjen e PD-së në pushtet ai thotë se çmimi i energjisë per qytetaret do të ndahet në 3 fasha, ndërsa bizneset do e blejnë me 6 lekë kilovatorin.
Nis regjistrimi emigrantëve që do të votojnë me 11 maj. Celibashi: Interesi më i madh, nga shqiptarët e Italisë
Ka nisur këtë të shtune procesi i regjistrimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit dhe që kanë dëshirë të votojnë me 11 maj. Komisioneri Ilirian Celibashi thotë se deri më tani interesin më të lartë e kanë shprehur shqiptarët nga Italia.
1.3 mln vizitorë në sitet kulturore dhe historike në 2024. Më e vizituara Kalaja e Gjirokastrës
Mbi 1.3 milionë turistë vizituan sitet kulturore dhe historike të vendit tonë gjatë 2024 ose 31 për qind më shumë se në 2023. Më e frekuentuara është Kalaja e Gjirokastrës e cila ka pritur më shumë se 263 mijë vizitorë.
1 në 3 mjete ngelin në kontrollin teknik. Shumica për mangësu vizuale dhe probleme me sistemin e gazrave
Gati 31 për qind e makinave nuk arrijnë ta kalojnë testin e kontrollit teknik. Shkaqet kryesore lidhen me mangësitë vizuale dhe problemet me sistemin e gazrave dhe atë të drejtimit. Bie numri i automjeteve që kanë ndërhyrje në kilometrazh.
Vjen i ftohti polar. Dëborë në zonat malore. Shi me intensitet të larttë në ultërsirën perëndimore
I gjithë territori i vendit tonë është përfshirë nga i ftohti polar i shoqëruar me shi dhe dëbore. Kushtet atmosferike do të përkeqësohen edhe më tej të dielën, ku reshjet do jenë me intensitet të lartë, ndërsa termometri do të zbresë disa gradë nën zero.
11 viktima dhe mbi 10 mijë shtëpi të djegura në Los Angeles. Shtetrrethim për të ndaluar grabitjet
Shkon në 11 numri i viktimave nga zjarret në Los Anxhelos dhe që kanë djegur mbi 10 mijë shtëpi e vila dhe duke bërë këtë fatkeqësinë natyrore më të kushtueshme në SHBA. Autoritetet shpallin shtetrrethimin për të ndaluar vjedhjet e pasurive
/tvklan.al