#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Përshëndetje të dashur miq, takohemi sërish bashkë edhe këtë të shtunë. Do flasim sot për një temë shumë interesante që ka të bëjë pikërisht me 3 mediumet kryesore të komunikimit masiv, siç është radio, televizioni dhe interneti. Si radio, Tv, apo interneti kanë kaluar nëpër transformime të mëdha gjatë viteve, duke u përshtatur me kërkesat e kohës dhe zhvillimet teknologjike. Por si kanë ndryshuar me kohën? Si i kujtojmë kohët kur kemi parë Tv ndoshta për herë të parë..kalimi nga TV bardhë e zi në me ngjyra? Po kur kemi dëgjuar radio për herë të parë? Po kur kemi pasur PC e parë me Windows me atë fushën jeshile? Si janë përshtatur këto mediume me njëra tjetrën?

Do të flasim për këto dhe të tjera ndaj pa humbur kohë ftojmë në program: Armand Xhuli, Erieta Koliqi, Ardita Mullai, Besard Jacaj, Elza Shima

Radio, televizioni dhe interneti/ Si janë përshtatur sot?

Hera e parë kur kemi marrë televizor në shtëpi/ Të ftuarit ndajnë kujtimet e veçanta

Pjata e shefit/ Zbuloni recetën e veçantë për të ftuarit në studio