Këtë të Shtunë, u luajtën dy ndeshjet e fundit të Superligës shqiptare, për javën e 20-të.

Me barazimin ndaj Skënderbeut, Partizani mban vendin e parë me 34 pikë, po aq sa edhe Dinamo me Vllaznia dhe një pikë më shumë se Egnatia e vendit të katërt.

Elbasani renditet i pesti me 28 pikë, ndërsa ndiqet nga Teuta me 23 pikë dhe Bylis me 21 pikë. Vendi i tetë mbahet nga Laçi me 20 pikë.

Tirana vazhdon të vuajë pasi mban vendin e nëntë me 18 pikë, dy pikë më shumë se Skënderbeu i vendit të fundit. /tvklan.al