Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 10 Janar 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Drini Zeqo
Headlines 10 Janar 2025
Panelet diellore, Rama: Së shpejti paketa e dytë mbështetëse. Berisha: Ulja e çmimit, mashtrim
Së shpejti do të ketë një paketë të dytë mbështetëse për familjet që vendosin panele diellore. Kryeministri Rama thotë se vendi ynë është i pari në rajon për prodhimin e energjisë nga dielli. Sali Berisha e quan mashtrim uljen e çmimit të energjisë.
“Dosja Xibraka”, Spak rrëzon akuzat e Bardhit për kërkesën për Olsi Ramën: S’ka prova që e lidhin
SPAK njofton se ka mbyllur hetimet pas kërkesës së paraqitur per informacion nga kreu i grupit parlamentar te PD-së, Gazment Bardhi ndaj Olsi Rames, vëllait te kryeministrit ne lidhje me dosjen Xibraka. SPAK thotë se ai nuk rezulton te jete i përfshire dhe s’ka prova se ka lidhje me te dënuarit e tjerë.
Dritan Rexhepi lihet në qeli, nuk flet për akuzat: Do jem në sallë gjatë gjykimit
Dy ditë pas ekstradimit nga Turqia, Dritan Rexhepi doli sot përpara gjykatës ku u njoh me masën e sigurisë. Në seancën e parë nuk bëri asnjë deklaratë për akuzat që rëndojnë ndaj tij, por tha se do të merrte pjesë në çdo seancë gjyqësore.
4 vatra me gripin e shpendëve në Shqipëri. Ministria: Personat e kontaktit janë negativë
Shkon në 4 numri i vatrave të identifikuara të gripit të shpendëve në vendin tonë. Megjithatë ministria e Bujqësisë thotë se situata është nën monitorim dhe se të gjithë personat e kontaktit kanë rezultuar negativë.
‘’Paketa e maleve’’ 500 subjekte përjashtohen nga 4 taksa. Pas investimit, prona i kalon individit
500 subjektet e para që do të investojnë në turizmin dhe ekonominë e zonave malore do të përjashtohen nga 4 taksa. “Paketa e maleve” parashikon që pas përfundimit të investimit, prona t’i kalojë individit me shumën simbolike “1 euro”.
10 viktima nga zjarret në Los Angeles. Mbi 10 mijë ndërtesat të djegura, 150 miliardë USD dëme
Arrin në 10, numri i viktimave nga zjarret në veri të Los Anxhelesit. Ndërtesat e shkatërruara numërohen në mbi 10 mijë, me një dëm që përllogaritet në 150 miliardë dollarë. Vihet në pranga një person për zjarrvënie të qëllimshme.
/tvklan.al