#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:30 data 13 Gusht 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker:Reis Çiço

Headlines 13 Gusht 2023

Rama: Dje bishti i kavallit, sot europianet dynden në brigjet tona

Në një intervistë për gazetën italiane “Libero” kryeministri Edi Rama thotë se e ardhmja e Shqipërisë do varet nga fati i Europës. Ai thotë se dikur ne ishim “bishti i kavallit” ndërsa tani Shqipëria është destinacion turistik për europianët.

Italianët “pushtojnë” Shqipërinë. Tv Norba: Fluks turistësh me tragete dhe avione

Mediat italiane vijojnë t’i kushtojnë vëmendje fluksit të turistëve drejt Shqipërisë. Televizioni “Norba” raporton se në portin dhe aeroportin e Barit të gjitha vendet në tragete dhe avionë drejt Shqipërisë janë të zëna.

Mbi 1 milion euro të kapura në portin e Durrësit. Dyshohen nga aktivitete kriminale

Nga marsi i këtij viti policia ka sekuestruar në Portin e Durrësit mbi 1 milion euro në përpjekje për t’i futur ilegalisht ato në vend. Burimi i tyre dyshohet se vjen nga aktivitete kriminale në Britaninë e Madhe apo dhe vende te tjera të Europës.

Lindjet ranë me 10% në 6-mujorin e parë. Sociologët: Ndikon emigracioni e ekonomia

Lindjet e fëmijëve pësuan një rënie me 10% përgjatë 6 muajve të parë të këtij viti. Sociologët e lidhin këtë me një sërë faktorësh si mungesa e dëshirës tek të rinjtë për krijuar familje, emigracioni apo dhe gjendja ekonomike.