#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:35 data 14 Shkurt 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 14 Shkurt 2023
Hedhja në erë e hotelit në Sarandë, arrestohet djali i njërit prej pronarëve.
Arrestohet një i dyshuar per hedhjen ne ere me eksploziv te hotelit ne Sarande. Ai eshte djali i njërit prej pronareve qe ishin ne konflikt per godinën. Policia thotë se ka prova te pakundërshtueshme, por i arrestuari i mohon akuzat.
Kapet në Belgjikë Leonard Duka. Ishte në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos.
Merr fund pas 4 vjetësh arratia e Leonard Dukës, një prej personave te akuzuar si pjesëmarrës ne vrasjen e ish –efektivit te policisë, Santiago Malko. 37-vjecari u kap ne nje province te Belgjikes, ne baze te informacioneve te policisë shqiptare.
Protesta, 2 në pranga për sendet piroteknike. PS kërkon përjashtimin e 4 deputetëve të PD.
Dy nga pjesëmarrësit ne protestën e djeshme te opozitës u arrestuan per hedhje te sendeve piroteknike ne drejtim te forcave te rendit dhe një u shpall ne kërkim. Partia Socialiste kërkon përjashtimin e 4 deputeteve demokratë.
Lame: Legalizimet drejt fundit. Ulni taksën e shitjes në vënd të rivlerësimit.
Drejt fundit procesi i legalizimit të objekteve informale. Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës kërkon qe ulet taksa e shitjes se shtëpive, ne vend qe te hapen here pas here procese te rivlerësimit te banesave.
Nis kontrolli për gjendjen e gomave të makinave. Gjonë kush kapet me shkelje.
Nis për here te pare ne Tirane kontrolli për gjendjen e gomave te automjeteve. Policia Rrugore e Tiranes paralajmëron gjoba te kripura për drejtuesit e makinave qe lëvizin me goma jashtë standardeve qe parashikon Kodi Rrugor.
Mrekulli nën rrënoja. Edhe pas 200 orësh në Turqi. Numri i viktimave shkon në rreth 40 mijë.
Nxirren të gjallë të tjerë persona pas gati 200 orësh nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti në Turqi. Operacionet e kërkim-shpëtimit mbushën ditën e nëntë, teksa numri i viktimave ka arritur në rreth 40 mijë.
/tvklan.al