#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:30 data 16 Shkurt 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 16 Shkurt 2023
Rama në Opinion: Dosja ‘’McGonigal’’ nuk lidjet me mua. Në Parlament kur ta shoh të arsyeshme.
Kryeministri Rama thotë se hetimi ndaj ish-zyrtarit të lartë të FBI-së Carls McGonigal nuk ka asnjë lidhje me të dhe se nuk ka asnjë provë që që të përdoruar atë kundër opozitës. Rama tha se në parlament do të shkojë kura ta shohë të arsyeshme.
Opozita në protestë, Berisha: Në Surrel nëse s’bëhet mocioni. Dështon shkarkimi i Nikollës.
Opozita protestoi serish para parlamentit, ndersa ne sallë deputetet bllokuan foltoren. Berisha paralajmeroi se nese Rama nuk pranon mocionin me debat, protesta zhvendoset ne shtepine e tij. Rrëzohet kërkesa e opozitës për shkarkimin e Nikollës.
‘’Babë e bir të përqafuar nën rrënoja’’. Specialisti i emergjencave rrëfen tragjendinë në Malatia.
Kthehet grupi i pare i vullnetareve qe ndihmoi ne operacionet e kerkim shpetimit ne Turqi. Anetaret e tij rrefejne momentet dramatike te operacioneve. Qeveria vendos te jape 1 milion dollare si ndihme per te mbijetuarit.
15-vjetori i Pavarësisë, Biden: Në krah të Kosovës. Begaj në Prishtinë: Nuk preket itegriteti i vendit.
Në 15-vjetorin e Pavarësisë, presidenti amerikan Xho Bajden shpreh edhe një herë mbështetjen për Kosovën. Në Prishtinë ndodhet edhe Presidenti Begaj ku deklaroi se askush nuk mund ta kercenoje me integritetin territorial te Kosoves.
Skandal tek Barcelona, 1.7 mln Euro zëvëndës kryetarit të arbitrave për të ndikuar vendimet.
Skandal te Barcelona. Mediat spanjolle kanë zbuluar se ekipi katalan ka paguar për dy vite me radhë zvendës kryetarin e komitetit të arbitrave me 1.7 milionë euro qe te mos merreshin vendime kundër klubit dhe futbollistëve.
/tvklan.al