Lajme, #edicioniinformativ ora 23:55 data 17 Janar 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 17 Janar 2025
Kushtetuesja rrëzon me shumicë votash kërkesën e Berishës për pavlefshmëri të masës së sigurisë
Gjykata Kushtetuese rrezon kërkesën e Sali Berishës për pavlefshmërinë e masës së sigurisë ‘arrest në shtepi’ të vendosur nga Gjykata e Posaçme, lidhur me dosjen Partizani. Vendimi u mor me shumicë votash
Berisha: Pastrimi i policisë nga krimi, emergjencë. Do godasim grupet kriminale brenda 16 muajve
Kryetari i opozitës, Sali Berisha thotë se pastrami I radhëve të policisë nga krimi përbënë një emergjencë kombëtare. Ndaj ai premton se me ardhjen e demokratëve në pushtetë policët e përfshirë në krime do të largohen dhe do të përballen me ligjin.
Vota e emigrantëve, opozita: Gati ndryshimet në kod, të votohet edhe me pasaporta të huaja
Partia Demokratike ka gati propozimet për ndryshimet ne Kodin Elektoral me qëllim që çdo emigrant të mund të votojë në 11 maj. Oerd Bylykbashi thotë për Tv Klan se emigrantët duhet të votojne edhe me dokumentet e identifikimit të vendeve ku jetojnë.
Evakuimi i fëmijës nga Gaza, Rama: Vlerësim për shëndetësinë tonë 1-vjeçari, në gjendje të mirë
Fëmija 1-vjecar i sjelle nga Gaza per t’u kuruar ne Shqiperi është ne gjende te mire shëndetësore. Mjeket thone se ai ka qene edhe i kequshqyer. Kryeministri Rama shprehet se sjella e tij ne vendin tone është vlerësim për mjekësinë shqiptare.
SHBA mbyll të dielën TikTok-un. Gjykata e lartë lë në fuqi ligjin që ndalon rrjetin kinez
Gjykata e Lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka lënë në fuqi ligjin që ndalon përdorimin e rrjetit kinez TikTok nga kjo e dielë. Gjykata hodhi poshtë pretendimet e kompanisë për shkelje të lirisë së fjalës.