#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Nga Tepelena në SHBA/ Sipërmarrësja Elsa Muça rrëfen historinë e saj të suksesit
Në pjesën e parë të programit për ditën e sotme do të kemi të ftuar një sipërmarrëse shqiptare mjaft e suksesshme në botën e farmaceutikës, e cila prej vitesh jeton dhe punon në SHBA. Jeta e saj ka qenë e mbushur me sfida, por gjithashtu edhe më shumë arritje e tashmë fokusi i saj është të ndihmojë edhe gratë shqiptare në SHBA të cilat janë diagnostikuar me kancer, por edhe bursa për të rinjtë… Vjen sot për herë të parë në studion tonë të na rrëfejë rrugëtimin e saj, si një histori e vërtetë suksesi. Është vlerësuar me çmimet, Gruaja e Vitit 2024 dhe Ambasadore e paqes. E presim në studio sipërmarrësen Elsa Muça.
Higjiena tek fëmijët/ Këshilla të rëndësishme për shëndetin e tyre
Në këtë pjesë do të flasim për një tjetër temë të rëndësishme shëndeti siç është edhe higjiena te fëmijët. Cilat janë disa nga këshillat kryesore që nuk duhet t’i shmangim? Çfarë sëmundjesh shkaktohen në rast të neglizhencës së higjienës? Për të diskutuar këto dhe të tjera kemi të ftuar sot pediatrin, Diamant Shtiza
Poetja Eva Gavani: Jeta ime mes kimisë dhe letersisë
Në këtë pjesë do të kemi një autore të njohur nga qyteti i Vlorës. Ajo ka qenë herën e fundit në studion tonë gjatë kohës së Panairit të Librit, ku prezantoi librin e saj të parë për fëmijë, “Pëshku i artë”. Ndërkohë do ta kemi sot në një rrëfim të plotë për jetën e saj, mes letërsisë dhe kimisë, mes Shqipërisë dhe SHBA. Kemi në studio, autoren Eva Gavani…
/tvklan.al