#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 17 Shkurt 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 17 Shkurt 2023
SPAK kërkon burg përjetë për Ardian Çapjen. Porositi vrasjen e Nezir e Gentian Beqirit.
SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Ardian Çapjan dhe Olsi Lekun për vrasjeen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqirit, të ndodhur në vititn 2012. Për 4 persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje prokuroria kërkoi dënime që variojnë nga 6 në 25 vite burg
Dosja për Jeton Lamin, në gjykatë. “Shpërdorim detyre” për ish-policin që shoqëroi Martinajn.
Prokuroria e Kurbinit mbyll hetimet per ish -efektivin e Focave Operacionale te Lezhes, Jeton Lamin, per lidhjet e tij me te shumekerkuarin Ervis Martinaj. Dosja e tij shkon ne gjykate me akuzen per shperdorim detyre.
Rama : Çështja “McGonigal” nuk lidhet me mua. Berisha: Refuzimi i komisionit hetimor provokim për destalibitet.
Kryeministri Rama deklaroi mbreme ne Opinion se cceshtja “McGonigal” nuk ka lidhje me te dhe se mazhoranca nuk do te lejoje ngritjen e nje komisioni hetimor. Por Sali Berisha thotw se refuzimi i hetimit parlamentar wshtw provokim pwr destabilitetin e vendit.
Nis nën masa të rrepta Konferenca e Sigurisë në Mynih. Rama takon Kryeministrin Grek.
Nis nen masa te rrepta sigurie ne Mynih, konferenca e pervitshme e sigurise, ne fokus te se ciles do jete lufta ne Ukraine. Kryeministri Edi Rama takon homologun e tij grek, Qiriakos Mitcotaqis dhe disa zyrtarë tw tjerë të lartë.
15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Begaj në Prishtinë, urojnë edhe krerët e politikës në Tiranë.
Kosova kremton sot 15 -vjetorin e Pavaresise, me aktivitete te shumta te organizuara ne mbare vendin, ku mori pjese edhe presidenti Begaj. Prishtina merr urime edhe nga kreret e politikes ne Tirane.
Mbi 44 mijë viktima nga tërmeti i 6 Shkurtit. Dy të rinj shpëtohen pas 261 orësh nën rrënoja.