#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:00 data 17 Shkurt 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 17 Shkurt 2023
SPAK kërkon burg përjetë për Ardian Çapjen. Porositi vrasjen e Nezir e Gentian Beqirit.
SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Ardian Çapjan dhe Olsi Lekun për vrasjeen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqirit, të ndodhur në vititn 2012. Për 4 persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje prokuroria kërkoi dënime që variojnë nga 6 në 25 vite burg
Dosja për Jeton Lamin, në gjykatë. “Shpërdorim detyre” për ish-policin që shoqëroi Martinajn.
Prokuroria e Kurbinit mbyll hetimet per ish -efektivin e Focave Operacionale te Lezhes, Jeton Lamin, per lidhjet e tij me te shumekerkuarin Ervis Martinaj. Dosja e tij shkon ne gjykate me akuzen per shperdorim detyre.
Berisha: Refuzimi i komisionit hetimor për çështjen “McGonigal”, provokim për destalibitet.
Kryetari i PD-se thote se nese refuzohet komisioni hetimor per çeshtjen McGonigal, atehere kryeministri do provokoje stabilitetin e vendit. Berisha e paralajmeroi kreun e qeverise edhe ne rast te mosregjistrimit te PD-se ne zgjedhje.
Nis nën masa të rrepta Konferenca e Sigurisë në Mynih. Rama takon Kryeministrin Grek.
Nis nen masa te rrepta sigurie ne Mynih, konferenca e pervitshme e sigurise, ne fokus te se ciles do jete lufta ne Ukraine. Kryeministri Edi Rama takon homologun e tij grek, Qiriakos Mitcotaqis dhe disa zyrtarë tw tjerë të lartë.
15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Begaj në Prishtinë, urojnë edhe krerët e politikës në Tiranë.
Kosova kremton sot 15 -vjetorin e Pavaresise, me aktivitete te shumta te organizuara ne mbare vendin, ku mori pjese edhe presidenti Begaj. Prishtina merr urime edhe nga kreret e politikes ne Tirane.
Mbi 44 mijë viktima nga tërmeti i 6 Shkurtit. Dy të rinj shpëtohen pas 261 orësh nën rrënoja.
Ekipet e shpëtimit në Antakja të Turqisë nxorrën të gjallë nga rrënojat e tërmetit, 2 të rinj. Ata arritën të mbijetojnë për 261 orë, duke arritur në kufijtë e të paimagjinueshmes. Shkon ne mbi 45 mije numri i viktimave