#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 19 Mars 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 19 Mars 2023
Kurti: Serbia refuzoi të firmosë në Ohër. Vuçiç: Nuk mund të shkelim “vijat e kuqe”
Një ditë pas marrëveshjes verbale mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër, Albin Kurti thotë se ishte Beogradi që refuzoi të firmoste. Aleksandër Vuçiç thotë se nuk mund të shkelë mbi “vijat e kuqe”. Opozita e Kosovës del kundër dhe lajmëron protesta.
Zbardhet marreveshja e Ohrit. BE vë si kusht financimet. Tirana përshëndet dakordësinë.
Zbardhen detaje nga marrëveshja Kosovë – Serbi në Ohër. BE vë si kusht financimet për të dy vendet deri në zbatimin e plotë të saj. Marrëveshja përshëndetet edhe nga Tirana. “Shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje” – shprehet Edi Rama.
SPAK merr “në dorë” 9 databaza. Akses në të dhënat e kadastrës,burgjeve dhe bankave
Prokuroria e Posaçme merr akses të plotë për shfrytëzimin e të dhënave të 9 institucioneve të tjera të rëndësishme shtetërore për qëllime të hetimeve të saj. Bëhet fjalë për dhënat nga regjistri i kadastrës, burgjet e deri tek llogaritë bankare.
Objektet e konfiskuara do të shiten në ankand ose do të përdoren për strehim social
Qeveria ka hedhur për diskutim publik projektligjin për administrimin e ndërtimeve të konfiskuara gjatë aksionit kundër objekteve pa leje. Sipas draftit ato do të shiten në ankand, ndërsa një pjesë do të përdoren për strehim social.
Mali i Zi voton sot për presidentin e ri, 7 kandidatë në garë. Gjukanoviç, favorit
Mali i Zi voton për të zgjedhur presidentin e ri të vendit për një mandate 5-vjeçar. Në garë janë 7 kandidatë, por kreu aktual i shtetit Milo Gjukanovic është favorit për të marrë një mandat të tretë presidencial.
Vjosa, Park Kombëtar jehonë në mediat ndërkombëtare për vendimin e qeverisë
Vendimi i qeverisë shqiptare për të shpallur lumin Vjosa, “Park Kombëtar” ka gjetur jehonë të gjerë në mediat prestigjioze ndërkombëtare. Ato e konsiderojnë këtë një moment historik që do mbrojë ekosistemin me mbi 1 mijë specie të ndryshme.
/tvklan.al