#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:00 data 19 Mars 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 19 Mars 2023
Zgjedhjet presidenciale të Malit të Zi drejt balotazhit. Kryeson Milo Gjukanoviç
Dalin rezultatet paraprake të zgjedhjeve presidenciale në Malin e Zi të mbajtura këtë të diel. Kryeson Milo Gjukanoviç me rreth 35% të votave që kërkon një mandat të tretë në ketë post. Vendi pritet të shkojë në balotazh pas 2 javësh.
Kurti: Serbia refuzoi të firmosë në Ohër. Vuçiç: Nuk mund të shkelim “vijat e kuqe”
Një ditë pas marrëveshjes verbale mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër, Albin Kurti thotë se ishte Beogradi që refuzoi të firmoste. Aleksandër Vuçiç thotë se nuk mund të shkelë mbi “vijat e kuqe”. Opozita e Kosovës del kundër dhe lajmëron protesta.
Zbardhet marreveshja e Ohrit. BE vë si kusht financimet. Tirana përshëndet dakordësinë.
Zbardhen detaje nga marrëveshja Kosovë – Serbi në Ohër. BE vë si kusht financimet për të dy vendet deri në zbatimin e plotë të saj. Marrëveshja përshëndetet edhe nga Tirana. “Shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje” – shprehet Edi Rama.
SPAK merr “në dorë” 9 databaza. Akses në të dhënat e kadastrës,burgjeve dhe bankave
Prokuroria e Posaçme merr akses të plotë për shfrytëzimin e të dhënave të 9 institucioneve të tjera të rëndësishme shtetërore për qëllime të hetimeve të saj. Bëhet fjalë për dhënat nga regjistri i kadastrës, burgjet e deri tek llogaritë bankare.
Objektet e konfiskuara do të shiten në ankand ose do të përdoren për strehim social
Qeveria ka hedhur për diskutim publik projektligjin për administrimin e ndërtimeve të konfiskuara gjatë aksionit kundër objekteve pa leje. Sipas draftit ato do të shiten në ankand, ndërsa një pjesë do të përdoren për strehim social.
Vjosa, Park Kombëtar jehonë në mediat ndërkombëtare për vendimin e qeverisë
Vendimi i qeverisë shqiptare për të shpallur lumin Vjosa, “Park Kombëtar” ka gjetur jehonë të gjerë në mediat prestigjioze ndërkombëtare. Ato e konsiderojnë këtë një moment historik që do mbrojë ekosistemin me mbi 1 mijë specie të ndryshme.
/tvklan.al