Spiker: Reis Çiço

Headlines 2 Nëntor 2023

Kaos në Kuvend. Demokratët ndezin flakadanë, PS voton ligjet në këmbë

Serish kaos ne Parlament. Deputetet demokrate ndezin flakadane dhe perdorin karriget per te blokuar foltoren. Palet rrezikojne te konfliktohen serish, por edhe mes kaosit, socialistet votojne nje sere ligjesh. 

Grupi i PD, kallëzim për Nikollën në SPAK: Armatosi gardistët. Garda e përgënjeshtron

Grupi Parlamentar demokrat paralajmëron kallëzim penal per kryeparlamentaren Lindita Nikolla, pasi e akuzon se lejoi punonjës te armatosur te gardes ne seance. Garda e përgënjeshtron, ndërsa SPAK nis hetimet për incidentet.

BBC: Kompania që loboi për Bashën në Uashington, e lidhur me Prigozhin

BBC zbulon nepermjet nje investigimi se kompania ruse Biniata Trade, qe pagoi parate per lobimin e Lulzim Bashes ne Uashington, kishte lidhje te forta me Mosken dhe me ish -kreun e Vagner, Jevgeni Prigozhin.

Asociacioni, Rama: Krenar për kontributin e fortë të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama thotë se është krenar që Shqipëria kontribuoi në draftin për Asociacionin i propozuar nga BE dhe që mori mbështetjen e të gjitha palëve. Rama shprehet se Shqipëria mbështet Kosovën për zbatimin e marrëveshjes bazë.

Buxheti 2024, mbi 7 mld lekë. Prioritet, investimet, energjia, pagat dhe pensionet

Për herë të parë projekt-buxheti kalon shifrën e 7 miliardë euro për shpenzime. Në draftin për 2024-ën të paraqitur në Kuvend prioritet janë investimet publike, por edhe arsimi e shëndetësia si dhe rritja e pagave dhe pensioneve.

Në pranga i dyshuari për vrasjen e Shkëlzen Kastratit. U kap në aksin Vorë-Fushë Krujë

Pas 2 vitesh arrati policia ka vënë në pranga ne aksin Vore – Fushe Kruje, 31-vjeçarin Elmir Tufa. Ai dyshohet se në bashkëpunim edhe me disa persona të tjerë ka kryer vrasjen e Shkëlzen Kastratin ne vitin 2021 në Fier.