#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 2 Prill 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 2 Prill 2023
Rama, Vuçiç e Kovaçevski: ‘’Open Balkan’’ rriti ekonomitë. Ndarja për Kosovën nuk na pengon.
Krerët e nismës “Ballkani i hapur” bëhen bashkë në hapjen e një panairi vere në Verona të Italisë. Rama, Vuçiç dhe Kovaçevski thonë se nisma rriti ekonomitë. Rama e Vuçiç thonë se ndarja për çështjen e Kosovës nuk e pengon bashkëpunimin.
Berisha kujton ‘’2 Prillin’’: Të rrëzojmë sërish monizmin në vend.
Në përvjetorin e vrasjes së 4 qytetarëve në 2 prill 1991 në Shkodër, kreu i demokratëve Sali Berisha ka bërë apel nga ky qytet që shqiptarët të ngrihen për të rrëzuar tani atë që ai e quan “regjim monist të Edi Ramës”.
5 mijë persona u përgjuan në 2022. Pjesa më e madhe nga hetimet e SPAK.
5 mijë personave iu përgjua telefoni nga autoriteet ligjzbatuese në vitin 2022. Sipas raporteve të dorëzuara në Kuvend kerkesat më të shumta për përgjime janë bërë nga SPAK në hetimet për çështje korrupsioni dhe trafiku droge.
Bien Euro e Dollari, Ekspertët: Ndikon afrimi i zgjedhjeve dhe bursat e naftës.
Euro dhe dollari pësojnë sërish rënie të ndjeshme në kursin e këmbimit valutor. Ekspertët e lidhin këtë me afrimin e zgjedhjeve locale të 14 majit, por edhe me zhvillimet globale siç është rënia e çmimit të naftës në bursa.
Mijëra njerëz në rrugë në mbështetje të krerëve të UÇK-së: Lufta ishte e drejtë, ata të pafajshëm.
Mijëra njerëz mbushin rrugët e Prishtinës në mbështetje të krerëve të UÇK-së që nisin nesër procesin në Gjykatën e Hagës. Qytetarët thonë se lufta e Kosovës ishte e drejtë dhe se Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi janë të pafajshëm.
26 viktima nga tornadot në SHBA: Shpallet gjendja e jashtëzakonshme.
Bilanc tragjik nga seria e tornadove që ka përfshirë zona të tëra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Autoritet raportojnë 26 viktima ndërsa dëmet janë të mëdha. Në shumë shtete është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.
/tvklan.al