#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:00 data 2 Prill 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 2 Prill 2023

Rama, Vuçiç e Kovaçevski: ‘’Open Balkan’’ rriti ekonomitë. Ndarja për Kosovën nuk na pengon.

Krerët e nismës “Ballkani i hapur” bëhen bashkë në hapjen e një panairi vere në Verona të Italisë. Rama, Vuçiç dhe Kovaçevski thonë se nisma rriti ekonomitë. Rama e Vuçiç thonë se ndarja për çështjen e Kosovës nuk e pengon bashkëpunimin.

Berisha kujton ‘’2 Prillin’’: Të rrëzojmë sërish monizmin në vend.

Në përvjetorin e vrasjes së 4 qytetarëve në 2 prill 1991 në Shkodër, kreu i demokratëve Sali Berisha ka bërë apel nga ky qytet që shqiptarët të ngrihen për të rrëzuar tani atë që ai e quan “regjim monist të Edi Ramës”.

5 mijë persona u përgjuan në 2022. Pjesa më e madhe nga hetimet e SPAK.

5 mijë personave iu përgjua telefoni nga autoriteet ligjzbatuese në vitin 2022. Sipas raporteve të dorëzuara në Kuvend kerkesat më të shumta për përgjime janë bërë nga SPAK në hetimet për çështje korrupsioni dhe trafiku droge.

Bien Euro e Dollari, Ekspertët: Ndikon afrimi i zgjedhjeve dhe bursat e naftës.

Euro dhe dollari pësojnë sërish rënie të ndjeshme në kursin e këmbimit valutor. Ekspertët e lidhin këtë me afrimin e zgjedhjeve locale të 14 majit, por edhe me zhvillimet globale siç është rënia e çmimit të naftës në bursa.

Mijëra njerëz në rrugë në mbështetje të krerëve të UÇK-së: Lufta ishte e drejtë, ata të pafajshëm.

Mijëra njerëz mbushin rrugët e Prishtinës në mbështetje të krerëve të UÇK-së që nisin nesër procesin në Gjykatën e Hagës. Qytetarët thonë se lufta e Kosovës ishte e drejtë dhe se Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi janë të pafajshëm.

Humbet Gjukanoviç, fundi i një epoke në Mal të Zi. Milatoviç, Presidenti ri i vendit

Milo Gjukanoviç nuk mundi të marrë një tjetër mandat si President i Malit të Zi duke shënuar fundin e një epoke prej 33 vitesh në krye të vendit. Jakov Milatoviç është fitues i balotazhit të zgjedhjeve presidenciale, me 60% të votave.