#Lajme, #edicioniinformativ ora 15:30 data 20 Mars 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Anjola Hamzaj

Headlines 20 Mars 2023

Dosja e prokurorisë: Një zinxhir vrasjesh në Tiranë, Laç e Lezhe pas atentatit në Don Bosko.

Prokuroria hedh drite mbi motivet e ngjarjes me 1 te vrare dhe 5 te plagosur ne zonen e Don Boskos. Ne dosjen hetimore thuhet se ajo eshte pasoje e nje zinxhiri vrasjesh mafioze te ndodhura muajt e fundit ne Tirane, Lac e Lezhe.

Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi burg përjetë për masakren në Lushnje.

Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi, dy prej autoret e masakres me dy viktima te ndodhur ne Lushnje ne vitin 2017, do te qendrojne ne burg perjete. Gjykata e Posacme Apelit la perfundimisht ne fuqi vendimin e dhene nga shkalla e pare.

14% aksidente më shumë në Shkurt. E hëna dhe e enjtja, ditët më kritike.

Muaji shkurt regjistroi nje numer te larte aksidentesh te renda rrugore. INSTAT thote se te dhenat flasin per 14% me shume se shkurti i nje viti me pare. E hena dhe e enjtja jane ditet me kritike, ndersa e merkura ka me pak aksidente.

Rritja e pagave, Berisha: Për qellime elektorale, hapa ligjorë kundër aplikacionit Aktivisti.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi Kryeministrin Rama se po i rrit pagat per qellime elektorale, ndersa premtoi hapa ligjore kunder aplikacionit Aktivisti, me te cilin thote se po kryhen krime zgjedhore.

Balotazh në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, Abazoviç del kundër Gjukanoviç.          

Mali i Zi do ta zgjedhë presidentin e ri në balotazhin e 2 prillit, pasi asnjëri nga 7 kandidatët në garë nuk arritën të marrin shumicën e votave.

I pari u rendit presidenti aktual Milo Gjukanoviç, por me një tkurrje të madhe të mbështetjes në raport me zgjedhjet pararendëse.

Polonia më e fort në grup. Futbollistët:Të kënaqur me barazim.

/tvklan.al