#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 20 Mars 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 20 Mars 2023

Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi burg përjetë për masakren në Lushnje.

Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi, dy prej autoret e masakrës me dy viktima te ndodhur ne Lushnje ne vitin 2017, do te qëndrojnë ne burg përjetë. Gjykata e Posaçme Apelit la përfundimisht ne fuqi vendimin e dhënë nga shkalla e pare.

Dosja e prokurorisë: Një zinxhir vrasjesh në Tiranë, Laç e Lezhe pas atentatit në Don Bosko.

Prokuroria dhe policia hedhin drite mbi motivet e ngjarjes me 1 te vrare dhe 5 te plagosur ne zonën e Don Boskos. Ne dosjen hetimore thuhet se ajo është pasoje e një zinxhiri vrasjesh mafioze te ndodhura muajt e fundit ne Tirane, Laç e Lezhe.

DASH: Shqipëria, problem pavarësia e gjyqësorit. SPAK shënoi përparim, por korrupsioni i përhapur.

Mungesa e pavarësisë dhe integriteti i pushtetit gjyqësor si dhe përhapja e korrupsionit janë problemet kryesore që ngre raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë. Një vend të rëndësishëm zë pavarësia e mediave.  

Rritja e pagave, Berisha: Për qellime elektorale, hapa ligjorë kundër aplikacionit Aktivisti.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi Kryeministrin Rama se po i rrit pagat per qëllime elektorale, ndërsa premtoi hapa ligjore kundër aplikacionit Aktivisti, me te cilin thote se po kryhen krime zgjedhore.

INSTAT: Më shumë aksidente të hënën e të enjten. Shumica ndodhin n ë mbrëmje.

Një raport i fundit i INSTAT vëren se shumica e aksidenteve rrugore në Shqipëri ndodhin të hënën dhe të enjten ndërsa më pak të mërkurën. Tirana, Durrësi, Gjirokastra dhe Fieri janë qarqet ne vend me numrin më të lartë të aksidenteve.

Polonia më e fort në grup. Futbollistët:Të kënaqur me barazim.

Nisi zot zyrtarisht grumbullimi i kombëtares së futbollit për ndeshjen e pare per kualifikueset e kampionatit Europian, qe do te luhet me polonine. Futbollistet thone se Polonia eshte me e forta ne grup, ndaj jane te kenaqur edhe me barazim.

/tvklan.al