#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 20 Nëntor 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 20 Nëntor 2023

Shqipëri-Ishujt Faroe, Sylvinho me 5 ndryshime në formacion. Festë kuqezi për kualifikimin pas ndeshjes.

Publikohen formacionet me të cilën Shqipëria dhe Ishujt Faroe do të përballen sonte në sfidën e fundit për kualifikueset e europianit. Kuqezinjtë kërkojnë fitore për të ruajtur vendin e parë në grup, ndërsa FSHF organizon festë kuqezi pas ndeshjes

Buxheti 2024 votohet mes flakëve e tymit. Rama: Opozita ka prekur fundin.

Në një seancë që zgjati vetëm pak minuta, parlamenti miratoi sot në parim buxhetin për vitin e ardhshëm dhe paketën fiskale. Opozita ndezi tymuese në përpjekje për të bllokuar seancën. Kryeministri Rama thotë se opozita ka prekur fundin.

Apeli shtyn për nesër vendimin për masat e Berishës. Avokatët: Janë antikushtetuese.

Gjykata e Apelit shtyu për të martën vendimin për masat e sigurisë për Sali Berisha dhe dhëndrin e tij. Avokatët argumentuan se masat për ish-kryeministrin janë antikushtetuese pasi janë marrë pa njoftuar më parë Kuvendin

Gjykata le në fuqi masën për Ilir Beqajn. Ish-ministri nuk jep shpjegime në seance.

Gjykata e Posaçme lë të pandryshuar masën detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë vendit për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Në seancë ai nuk e kundërshtoi masën ndërsa përpara mediave mbrojti koncesionin e sterilizimit.

BSH: Bankat, më shumë kredi për bizneset e turizmit. Kredimarrësit kërkojnë hua në lek.

Një raport i fundit i Bankës së Shqipërisë vëren se përveç ndërtimit, bankat po e orientojnë kredinë drejt sektorit të turizmit. Bie në sy preferenca për të marrë kredi në lek dhe jo në euro për shkak të luhatjeve të kursit të këmbimit.

Izraeli: Spitali “Al Shifa” i Gazës, bazë e Hamasit. Publikohen pamje të tjera të tuneleve.

Ushtria izraelite publikoi pamje të reja, në mbështetje të pretendimeve të saj se spitali i madh i Gazës shfrytëzohej nga Hamasi si qendër komandimi. Në pamje shfaqen pengjet izraelite që strehohen në spital dhe një rrjet i gjerë tunelesh.

/tvklan.al