Nuk prodhoi fitues sfida Genoa-Cagliari në Serie A, e cila u mbyll në barazim 2-2.
Titullar te Cagliari në këtë takim, ishte edhe portieri shqiptar Alen Sherri, i cili regjistron ndeshjen e dytë në elitën e futbollit italian, pas debutimit ndaj Milanit.
Sherri pësoi dy gola, nga Frendrup në minutën e 12-të dhe Miretti në minutën e 59-të. Cagliari në krahun tjetër, të dy golat i shënoi me penallti, me Marin në minutën e 8-të dhe Piccoli në minutën e 88-të.
Kështu trajneri i ri te Genoa, Patrick Vieira debuton me barazim dhe ekipi i tij mbetet në vendin e 16-të me 11 pikë, po aq pikë sa Cagliari i vendit të 15-të. /tvklan.al