#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 21 Qershor 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 21 Qershor 2023

MEK, sulme kibernetike kundër Iranit për të nxitur luftë? Në hetime edhe ndërkombetarët

Anëtarët e organizatës MEK te vendosur ne kampin e Manzës dyshohet te kenë ndërmarrë sulme ndaj Iranit dhe disa vendeve te tjera me qellim qe t’i fusin ne konflikt. Ne hetime po ndihmojnë edhe ndërkombëtarët.

DASH: Kemi shqetësime serioze për organizatën MEK. Kim: Tirana vendos vetë për fatin e kampit

Departamenti Amerikan i Shtetit mbështet kontrollin ne kampin e Manzës dhe thotë se ka shqetësime serioze për MEK, pasi nuk e sheh me si levizje qe përfaqëson popullin iranian. Ambasadorja Kim thotë se është ne dore te Shqipërisë për ta mbajtur ose jo kampin. 

Nuland: Kosova e Serbia të ulin tensionet, të zbatojnë sa më shpejt marrëveshjen e Ohrit

Nënsekretarja amerikane e shtetit Viktoria Nulend i bën thirrje Prishtinës dhe Beogradit të zbatojnë sa më shpejt marrëveshjen e arritur në Ohër dhe u kërkon palëve të marrin menjëherë masat për uljen e tensioneve.

Më pak aksidente këtë vit. Tirana, Durrësi e Lezha, më problematiket

Ulet numri i aksidenteve rrugore. INSTAT thotë se pati 590 persona te lënduar, por rënia është me 12 perqind ne 5 mujorin e pare te këtij viti. Tirana, Durrësi e Lezha janë qarqet me numrin me te larte te tyre.

Hunder Biden pranon akuzat. Marrëveshje me prokurorët për të shmangur 10 vite burg

Hanter Bajden, djali i presidentit amerikan, bie dakord me prokurorët për të pranuar disa akuza penale për shmangie taksash dhe mbajtje armësh nën efektin e lëndëve narkotike. Ne këtë mënyrë ai shmang dënimin deri ne 10 vite burg.

Sërish një shqiptar në garë për golin e javës. Uefa vlerëson perlen e Asllanit.

Goli i realizuar nga Kristjan Asllani ne ndeshjen e mbrëmshme me Ishujt Faroe është përzgjedhur nga FIFA si nje nder golat me te bukur te javës. Ai është ne gare me anglezin Saka, turkun Guler e hungarezin Sallai.

/tvklan.al