Lara Colturi pas podiumit të parë në karrierë në Kupën e Botës u zgjodh edhe luftëtarja e javës në skitë alpine.
Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë u rendit e dyta në garën e slalomit vetëm 55 të qindtat pas kampiones amerikane Mikaela Shiffrin, e cila mban numrin rekord të 99 garave të fituara në Kupën e Botës.
Tifozët votuan 18-vjeçaren duke i dhënë 69% të pëlqimeve për atë që tregoi të shtunën në pistë në Austri.
Një sukses që e ngjiti Lara Colturi në vendin e shtatë në klasifikimin e përgjithshëm me 95 pikë pas 3 garave të para të këtij sezoni.
Ky është viti i tretë që Colturi merr pjesë në Kupën e Botës që është niveli më i lartë i skive alpine. Etapa e radhës do të jetë këtë fundjavë në Killington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Tv Klan