#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:35 data 21 Shkurt 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 22 Shkurt 2023

Dosja e inceneratorit të Fierit drejt gjykatës. Arrestohet në Gjermani njëri nga të kërkuarit.
20 të pandehuri e dosjes së inceneratorit të Fierit dhanë sot dëshminë e tyre para gjykatës. Ata mohuan akuzat e SPAK, ndërsa 18 prej tyre, përfshi ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin Alqi Bllako, kërkua gjykim të shkurtuar.

Arrestohen dy policët malazezë, dhunuan në kufi ish-këshillëtarin e Presidentit të Shqipërisë.
Arrestohen në Mal të Zi dy policët që dhunuan në kufi ish-këshilltarin e Presidentit të Shqipërisë, Petraq Milon. Në pamjet e bëra virale të dy efektivët malazeze shfaqen duke e dhunuar atë në sy të familjes dhe tentojnë ta nxjerrin me forcë nga makina

Kryeministri Rama vizitë zyrtare në Japoni: Shumë shpejt mund të hiqen vizat.
Ne viziten zyrtare ne Japoni, kryeministri Rama paralajmeroi se shume shpejt qytetaret shqiptare mund te udhetojne pa viza edhe drejt vendit ishullor dhe i kerkoi Tokios qe te jete me e pranishme ne rajonin e Ballkanit Perendimor.

Berisha: Protestë dhe betejë në Kuvend të enjten. Brukseli të ndërhyjë me urgjencë.
Opozita proteston serish neser perpara parlamentit. Kryetari i Partise Demokratike Sali Berisha akuzon kryeministrin Rama se ka bllokuar integrimin e vendit dhe i kerkon Brukselit te nderhyje me urgjence.

Prej Nëntorit asnjë vulë në pasaportat shqiptare për të hyrë në Bashkimin Europian.
Prej muajit nentor, qytetaret shqiptare nuk do te marrin me vula kur udhetojne brenda Bashkimit Europian. Zyra e BE-se ne Tirane sqaron se do te kete vetem nje aplikim ne sistemin ETIAS, nga ku do te merret nje kod i vlefshem per 3 vjet./tvklan.al