Spiker: Reis Çiço
Headlines 23 Janar
Rama: Nga 1 shkurti, shqiptarët do e paguajnë energjinë më pak se në shumë vende të Europës
Kryeministri Rama thotë se nga 1 shkurti shqiptarët do ta paguajnë energjinë më lirë se në shumë vende të Europës. Sipas tij, çmimi për ata që harxhojnë deri në 700 kilovatorë do të ulet me 10.5% dhe do të përfitojnë rreth 1 milion familje.
PD kushtëzon votën për ndryshimet në Kod: Emigrantët të votojnë edhe me pasaporta të huaja
Partia Demokratike deklaron se nuk do t’i votojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, nëse socialistët nuk pranojnë propozimin e tyre që emigrantët që nuk kanë dokumente identifikimi shqiptare, të votojnë me ato të vendeve ku jetojnë.
Afganët mbeten në Shqipëri. Trump firmos dekretin që u ndalon hyrjen në SHBA për 3 muaj
Afganët e ardhur përkohësisht në Shqipëri nuk do te mund te zhvendosen ne SHBA. Shkak është vendimi i Donald Trump që pezullon marrjen e tyre për të paktën 3 muaj. Mediat ndërkombëtare thonë se e ardhmja e tyre është e paqartë.
Ilir Beqaj, në gjyq për vjedhje në konçensionin e sterilizimit. Ish-ministri: Vendim i ndikuar politikisht
Gjykata vendosi të kalojë për shqyrtim dosjen për koncesionin e sterilizimit.Ish-ministri Ilir Beqaj, ish-zëvendësi i tij dhe një biznesmen do gjykohen për vjedhje si grup i strukturuar kriminal. Beqaj tha se vendimi ishte i ndikuar politikisht.
Përplasja e parë. Gjykata bllokon urdhrin e Trump për heqjen e nështetësisë së fëmijëve të emigrantëve
Gjykata e Sjatëllit bllokon vendimin të presidentit amerikan Donald Tramp për heqjen e shtetësisë së fëmijëve të emigranteve të lindur në SHBA, por që prindërit janë pa dokumente. Urdhri ekzekutiv i Tramp u cilësua si antikushtetues.
Sylvinho nis vëzhgimin e lojtarëve kuqezi në prag të eliminatoreve të Kampionatit Botëror
Trajneri i Kombëtares Silvinjo nis një tur për të parë nga afër gjendjen e lojtarëve përpara sfidave kualifikuese të botërorit. Bashkë me ndihmësit e tij, ai ishte në Pragë ku pa takimin mes Spartës dhe Interit, teksa në fushë ishin Laçi dhe Asllani.
/tvklan.al