#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:30 data 23 Mars 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 23 Mars 2023
Rama – Sunak, 1 orë takim në ‘’Downing Street 10’’ për emigracionin, sigurinë dhe ekonominë.
Kryeministri Rama u prit ne Londër nga homologu britanik Rishi Sunak, ne te paren vizite zyrtare te një kryeministri shqiptar ne Mbretërinë e Bashkuar. Biseda mes tyre u fokusua ne çështjet e emigracionit, sigurisë, krimit te organizuar dhe ekonomisë.
Rama në Londer, kritika të forta Braverman: Deklaratat e saj për shqiptarët, të turpshme.
Pak para takimit me kryeministrin Sunak ne Londër, kryeministri Rama kritikoi ashpër sekretaren Braverman, duke i cilësuar te turpshme deklarata e saj për shqiptaret. Qeveria britanike reagon duke vlerësuar komunitetin shqiptar
KAS rrëzon kërkesën e Berishës, kryetari i PD: Është vendim i marrë nga Edi Rama
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrezoi kërkesën e Partisë Demokratike per te çregjistruar grupimin e drejtuar nga Enkelejd Alibeja. Sali Berisha thote se pas ketij vendimi qendron kryeministri Edi Rama.
Pamje ekskluzive si shitet droga nëpër shkolla e lokale në Tiranë.
Televizioni Klan siguron pamjet ekskluzive te shperndarje se droges neper disa shkolla e lokale ne Tirane, nga dy grupet qe u goditen nje dite me pare nga policia. Per 10 te arrestuar gjykata vendosi burg pa afat. Nesër jepet masa per 10 te tjere
Aksidentet, shoferët nga 25-35vjeç më problematikët. Shkak kryesor shpejtësia.
Drejtuesit e automjeteve nga 25 deri në 35 vjeç rezultojnë me problematiket ne rruge. Statistikat e policisë tregojnë se ata janë të përfshirë në pjesën më të madhe të aksidenteve të regjistruara në 2023. Shkak kryesor mbetet shpejtësia.
/tvklan.al