#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 24 Gusht 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 24 Gusht 2023

‘’Lonely Planet’’: Pse ja vlen Shqipëria. Edhe eksploruesja i bën jehonë vendit tonë.

Agjencia prestigjioze dedikuar turizmit “Lonely Planet” i kushton një reportazh Shqipërisë për të testuar nëse janë të vërteta shkrimet për çmimet. Pas një fundjave në Tiranë, gazetarja thotë gjithçka ja vlen në krahasim me shpenzimet.

Mbajti peng 6 turistë për 1 orë, pranga një 56-vjeçari nga Kosova: Më dëmtuan shtëpinë.

6 turistë italianë u mbajtën peng për gati një orë nga pronari i një apartamenti në Sarandë. 59-vjeçari nga Kosova që u vu në pranga nga policia akuzonte turistët se i kishin dëmtuar apartamentin dhe nuk i lejonte ata të largoheshin.

Situata e vështirë nga zjarret në Greqi. Zjarrfikësit shqiptarë, 12 orë ‘’luftë’’ në zonën më të vështirë.

Euro rritet me hapa të shpejtë, forcohen edhe valutat e tjera.

Monedha Euro po njeh një rritje të menjëhershme në tregun e këmbimit valutor duke fituar 7 pikë në 2 javët e fundit. Ajo ka arritur tashmë pranë këmbimit me 110 lekë. Rritje kanë pësuar edhe monedhat e tjera si dollari dhe paundi.

Misteri i rrëzimit të avionit të Prigozhin. Viktimat u nënshtrohen analizave. Moska hesht.

Mbetet i mbuluar nga misteri rrëzimi i avionit të kreut të të Vagner, Jevgeni Prigozhin, ndërsa SHBA dyshon se në të ishte vendosur një bombë. Reagon presidenti Putin i cili vlerëson figurën e tij dhe i shpreh ngushëllime familjes.

Presidencialet në SHBA, republikanët realizojnë debatin e parë televiziv. Mungon Donald Trump.

8 nga 9 kandidatet republikane për ne Shtëpinë e Bardhe u përballen mbrëmë me debatin e pare televiziv, te organizuar nga Fox Njuz. Trump refuzoi pjesëmarrjen duke thënë se nuk mund të ishte mes atyre qe nuk kane as 1% mbështetje.

/tvklan.al