#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:00 data 24 Mars 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 24 Mars 2023

Rama: Shqiptarët të jenë krenarë për kontributin që japin në Angli.

Kryeministri Edi Rama thotë se shqiptarët duhet të jenë krenarë për kontributin e tyre në Britaninë e Madhe, ndërsa theksoi se ministrja e Brendshme britanike Suela Braverman nuk ka kërkuar ende ndjesë për deklaratat e saj.

SPAK sekuestron 2 vila të njerëzve të Arben Ahmetajt. Ish-ministri në hetim për 4 akuza.

Prokuroria e Posaçme vë nën sekuestro 2 vila të njerëzve të afërt të ish-ministrit Arben Ahmetaj. Ne të dyja është ushtruar kontroll ku janë administruar edhe disa dokumente. Ahmetaj po hetohet nga SPAK për 4 vepra penale.

Inceneratori i Fierit kalon për gjykim me 19 të pandehur.

Dosja e inceneratorit te Fierit me 19 të pandehur kalon për gjykim. Për ish-deputetin Alqi Bllako, biznesmenin Klodian Zoton dhe 3 te pandehur te tjerë, gjykata kërkoi rikualifikim të akuzës nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

Berisha: Ndahemi përfundimisht me “Alibashën”. Rama po përdor administratën.

Sali Berisha deklaron se Partia Demokratike ndahet përfundimisht nga dyshja Basha-Alibeaj, duke i cilësuar ata si pengje të kapur në krim nga Rama. Ai akuzoi kryeministrin se po rrënon standardet e zgjedhjeve duke përdorur administratën.

Konkurrenca ndalon përfundimisht DPSHTRR të rrisë çmimin për marrjen e patentës.

Autoriteti i Konkurrencës ndalon përfundimisht lidhjen e marrëveshjes mes Drejtorisë së Transportit Rrugor dhe autoshkollave për rritjen e çmimit të kursit për marrjen e patentës. Konkurrenca thotë se kjo është në shkelje të ligjit.

Prezantohet fanella e re e Kombëtares e prodhuar me plastikë të ricikluar.

Federata Shqiptare e Futbollit zbuloi fanellën që do të mbajë Kombëtarja në këtë sezon të Euro 2024. Shqiponja në qendër të saj është simboli dallues ndërsa materiali është plastikë e ricikluar. Nuk mungon mbishkrimi “Ti Shqipëri më jep nder”.

/tvklan.al