#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 24 Qershor 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 24 Qershor 2023

Marrëdhënie intime në zyrë, në pranga Safet Gjici. Arrest shtëpie për vajzën në video

Arrestohet nen akuzen per korrupsion aktiv kryetari i shkarkuar i Bashkise se Kukesit, Safet Gjici. Ne arrest shtepie edhe vajza qe ofroi seks oral per te marre financim per rrethimin e qenve

Grabitje me armë në një pikë të këmbimit valutor. Autori mori 40 mijë euro

Grabitet me arme ne oret e para te mengjesit nje pike e kembimit valutor ne zonen e Astirit ne Tirane. Policia shperndau disa pamje filmike, te cilat tregojne se si autori hyri me pistolete ne dore dhe mori rreth 40 mije euro.

Kapet shqiptari me 72 kg kokainë në Itali. Droga, në 48 pako me mbishkrimet “Boss” dhe “Louis Vuitton”

Policia italiane ka vënë në pranga një 29 vjeccar shqiptar i cili u kap me 72 kilogramë kokainë. Lënda narkotike ishte ndarë në 48 pako me mbishkrimet Boss dhe Louis Vuitton dhe nëse do të hidhej në tregun me pakicë do të kapte vlerën e 6 mln eurove.

“Wagner” rebelohet dhe nis marshimin drejt Moskës. Putin: Tradhti ndaj nesh

 “Vagner” rebelohet ndaj Kremlinit. Grupi i mercenareve pushton disa qytete dhe nis marshimin drejt Moskes per te rrezuar kreret e ushtrise ruse. Putin thote se kjo eshte tradheti dhe paralajmeron ndeshkime.

Prishtina: Shmangëm një sulm terrorist. Beograti: Armët u vunë nga Kosova

Tjeter perplasje mes Prishtines dhe Beogradit. Ministri i Brendshem i Kosoves, Xhelal Sveçla thote se me armet e kapura nje nate me pare ne Sveçan po pergatitej nje sulm terrorist. Serbia thote se armet u vendosen nga Kosova.

Mushkonjat pushtojnë plazhet. Dezinsektimi vonohet edhe këtë vit për shkak të tenderit

Shqiperia pret edhe kete vit nje bum turistik me miliona vizitore te huaj. Por ne plazhet e bukura te vendit, turisteve do t’u duhet te bejne llogarite me mushkonjat dhe insektet, per shkak se autoritetet nuk kane kryer ende dezinsektimin.

Aprovohet shitja e mishit sintetik në SHBA. 2 kompani marrin të drejtën e prodhimit.

Dy kompani amerikane fitojne te drejten per te prodhur dhe shitur mish sintetik. Perfaqesuesit e tyre garantojne se ai do te jete njesoj i shendetshem, me te njejtat vlera ushqimore dhe me te njejten shije si mishi natyral.

/tvklan.al