#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 25 Qershor 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 25 Qershor 2023

‘’Shkrihet’’ Policia e Shkodres. Pezullohen 13 efektivë, mes tyre edhe zv.Drejtori. Lejuanm kultivimin e kanabisit.

Pezullohen nga detyra 13 efektivë të policisë së Shkodrës, përfshirë edhe zëvendësdrejtorin Hajri Kushe. Për dy prej tyre gjykata caktoi masën arrest në shtëpi. Ata akuzohen se kanë lejuar kultivimin e kanabisin të zonën e Shkodrës.

Safet Gjici mohon akuzat e SPAK për korrupsion, të hënën para Gjykatës së Posaçme.

Kryetari i shkarkuar i bashkise se Kukësit, Safet Gjici mohon akuzat e prokurorisë për korrupsion aktiv. Ish-kryebashkiaku dhe vajza qe shfaqet ne videon e publikuar do të dalin të hënën para gjykatës së posaçme për vlerwsimin e masës sw sigurisë.

Rama të hënën në Bruksel, takim me Michael për zhvillimet në veri të Kosovës.

Kryeministri Rama do tw udhëtojë nesër drejt Brukselit ku do të zhvillojë një takim me Presidentin e Këshillit të Bashkimit Europian Charles Michel. Ata do te diskutojnë per rivendosjen e dialogut Kosovë- Serbi dhe shtensionimin e situatës në veri.

Pejë, moti i keq i merr jetën nënë e bir. Përmbytjet shkaktojnë edhe dëme të shumta.

Një grua dhe djali i saj 5-vjeçar humbin jetën, ndërsa dy persona u dërguan në spital si pasojë e përmbytjeve që shkaktuan shirat e dendur që përfshinë Pejën në Kosovë. Nga vërshimet e ujërave pati edhe dëme të mëdha materiale.

Divjaka pushtohet nga mushkonjat, pushuesit braktisin plazhin. Rrezik për sëmundjet alergjike.

Ndërsa institucionet vijojnë ping-pongun e përgjegjësisë për procesin të dezinsektimit pushuesit vijojnë të braktisin plazhet. Një nga zonat që po e vuan më shumë praninë e mushkonjave është Divjaka ku situata është bërë e padurueshme

Mitsotakis fiton zgjedhjet në Greqi. ‘’Demokracia e Re’’ nuk ka nevojë për koalicion.

“Demokracia e re” e ish-kryeministrit Qirjakos Micotaqis duket të jetë fituese e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura këtë të diel në Greqi. Sipas rezultateve te para tw publikuara, kjo forcë mund ta formojë e vetme qeverinë pa nevojën e një koalicioni.

/tvklan.al