#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 26 Nëntor 2022 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 26 Nëntor 2022
Lihen në burg 10 të arrestuarit për 430 KG kokainë. Kolumbianët u futën ilegalisht.
Gjykata lë në burg 10 të arrestuarit e operacionit ku u kap 430 kilogramë kokainë. Financues ishte Nikolin Gjolena ndërsa vëllezërit Çervanaku siguruan kompaninë që bleu plehun dhe ambientet për ndarjen e drogës. Kolumbianët hynë ilegalisht në vend.
Skandal në radhët e policisë, arrestohen dy efektivë që grabisnin shpërndarësit e kanabisit.
Një efektiv i policisë së rendit dhe një tjetër i policisë bashkiake u arrestuan në Tiranë pasi grabisnin qytetarët. Ata ndalonin për kontrolle kryesisht të rinj që konsumonin kanabis dhe u merrni lekë që të mos i shoqëronin në polici.
Berisha: Në 6 dhjetor protestojmë në boulevard për vlerat Europiane. Rama kërkon sherr.
Opozita nuk tërhiqet nga protesta e 6 dhjetorit. Berisha e cilëson nul vendimin e policisë për te mos e lejuar protestën për shkak te samitit të BE dhe i kërkon kryeministrit Rama te mos provokoje qytetaret që kanë të drejtë të protestojnë.
Varësia nga bixhozi, 204 vetë kërkuan t’u ndalohet hyrja në kazino këtë vit.
Edhe pse ka një numër të vogël të kazinove të ligjëruara në Tiranë, vetëm për këtë vit janë mbi 200 persona që kanë kërkuar vetë që t’u ndalohet hyrja në ambientet e lojërave të fatit. Kjo, si një përpjekje për të hequr dorë nga vesi.
Pas shiut vjen i ftohti, temperaturat zbresin në -7 gradë. Priten dhe reshje dëbore.
I gjithë vendi do vijojë të jetë i mbërthyer nga moti i keq edhe në ditët në vijim. Sinoptikanët thonë se në zonat malore do ketë reshje dëbore, çka do të pasohet me ulje të ndjeshme të temperaturave që do të zbresin deri në minus 7 gradë.
Sonte nata finale e “Këngës Magjike”, Në skenë, 23 më të mirët e këtij edicioni.
Edicioni i 23-të i festivalit “Kënga Magjike” vjen sot në natën finale në ekranin e Tv Klan. 23 këngët më të mira të këtij edicioni të përzgjedhura nga juria, publiku dhe vetë artistët do të ngjiten në skenën e “Pallatit të koncerteve”.