#lajme, #edicioniinformativ ora 15:30 data 26 Nëntor 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Leftion Peristeri
Headlines 26 Nëntor 2023
Dëbora dhe ngricat pushtojnë zonat malore. Probleme me qarkullimin dhe energjinë në fshatrat e thella
Stuhia polare që përfshiu vendin tonë solli borë dhe ngrica në zonat malore, teksa temperaturat zbriten disa gradë nën zero. Akset nacionale janë të hapura, por problematike është situata në zonat e thella ku disa njesi raportohen të bllokuara dhe pa energji
SKY dhe të penduarit zbulojnë policët e inkriminuar. 8 efektivë ndihmonin kriminelët
8 efektivë dhe ish-efektivë të lartë policie kanë rënë në pranga në dy vitetet e fundit falë zbërthimit të komunikimeve në platformat e koduara. Ata shfrytëzonin të dhënat e policisë për të ndihmuar grupet kriminale për të eliminuar kundërshtarëve.
Shqipëria përfundon procesin screening me BE. I hapet rruga shqyrtimit të grupkapitujve të parë
Shqipëria përfundon procesin skrining me BE, ndërsa tashmë i hapet rruga nisjes së shqyrtimit të grupkapitujve të parë. Por më parë duhet që të gjitha vendet anëtare të BE të japin pëlqimin për raportin e përpthushmërisë së legjislacionit.
Rrugë, hekurudha dhe porte. 128.5 mld lekë nga buxheti per infrastrukturën publike
128 miliardë lekë ka parashikuar qeveria për investime publike në Buxhetin e vitit 2024. Lista parashikon financimin e Tunelit të Llogarasë, Portin e Porto Romanos, si dhe akse të reja hekurudhore, përfshi edhe atë Durrës-Prishtinë.
Shqiptarët fluturojnë jashtë për festat kombëtare, më e preferuar mbetet europa perëndimore
Shqiptarët kanë zgjedhur të udhëtojnë jashtë për festat e nentorit. Operatoret thonë se prenotimet janë mbyllur një muaj më herët, ndërsa destinacionet kryesore mbeten vendet europiane. Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë zgjedhin Shqipërinë.
Ndotja akustike në qytete, mbi normat e BE. AKM: Më të zhurmshmet Tirana dhe Shkodra
Ndotja akustike në vendin tonë mbetet mbi normat e BE-së. Agjencia Mjedisit thotë se niveli me i madh i zhurmës është në Tiranë dhe Shkodër, ndërsa faktorët kryesor për shkaktimin e saj lidhen me fluksin e madh te automjeteve dhe gjendjen motorrike te tyre.
Lirohet grupi i dytë prej 17 pengjesh të rrëmbyer nga Hamasi. Izraeli dorëzon 39 të burgosur palestinezë
Me disa orë vonesë që vuri në rrezik marrëveshjen e armëpushimit, u krye këmbimi i grupit të dytë të pengjeve dhe të burgosurve mes Hamasit dhe Izraelit. Militantët liruan 17 pengje, ndërsa Tel Avivi 39 të burgosur palestinezë./tvklan.al