Eneo Bitri është kthyer në golashënues në Hungari, duke tundur rrjetën për të tretën javë radhazi. Mbrojtësi realizoi në barazimin 2-2 të ekipit të tij Gyor ndaj MTK Budapest. Ky është goli i katërt në kampionat për Bitrin, duke u bërë sezoni më i mirë në këtë aspekt në karrierën e tij.
Cristian Shpendi ishte edhe një herë i rëndësishëm për Cesena në garën për t’u kthyer në Serie A. Sulmuesi i Kombëtares Shpresa realizoi në sfidën me Reggiana që përfundoi me rezultatin 1-1. Shpendi kryeson klasifikimin e golashënuesve në Serie B me 9 gola në 13 ndeshje. Nazmi Gripshi fitoi Kupën e Ligës në Kazakistan. Astana ku luan mesfushori me tipare sulmuese mundi 2-0 në finale Zhenis pas 120 minutave lojë. Gripshi ishte në fushë si titullar.
Tv Klan