Lajme, #edicioniinformativ ora 23:50 data 26 Nëntor 2024 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 26 Nëntor 2024
Opozita bllokon 5 akset në Tiranë, përplasje me policinë që përdori ujin e gazin për të shpërndarë turmat
Opozita bllokoi per tre ore 5 akset kryesore të Tiranës ne protesten e sotme. Nuk munguan përplaset me forcat e policisë që përdori ujin dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë turmat. Demokratët thanë se protesta ishte e drejtë e tyre, por uniformat blu e konsideruan të paligjshme.
SPAK: Organizata e Suel Çeles përdorte gjyqtarë, policë e gazetarë për të sulmuar kundërshtarët
SPAK jep detaje mbi goditjen e grupit te Suel Çelës në Elbasan dhe disa vende të Europës. Prokuroria e Posaçme thotë se ai përdorte gjyqtare, zyrtarë të policisë e gazetarë për të sulmuar grupet kundërshtare të trafikut të drogës.
Vrasja e biznesmenit Eduart Reçi, 2 vëllezërit mohojnë autoresine. Gjykata i lë në burg
Gjykata e Tiranës lë në burg ish-oficerin e policisë, Shkëlqim Duka dhe vëllain e tij, të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Eduard Reçi. Dy vëllezërit i mohuan serish akuzat, por prokuroria thotë se provat janë të pakundërshtueshme.
KE: 63% qytetarëve të Ballkanit janë të pakënaqur me shëndetësinë
63% e qytetarëve të Ballkanit janë të pakënaqur me shëndetësinë në vendet e tyre, siç tregon një raport i Komisionit Europian. Shqipëria renditet më mirë se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, por raporti thotë se ka nevojë për përmirësim.
Izraeli miraton armëpushimin me Hezbollahun. Biden: Duhet urgjent dhe në Gaza
Izraeli pranon paktin e SHBA-ve per armepushim me grupin militant Hezbollah ne Liban. Kryeministri Netanjahu tha se nese shkelet marrëveshja nga Hezbollahu do te godasin serish. Presidenti amerikan Bajden tha se duhet nje armëpushim urgjent edhe ne Gaza.
/tvklan.al