#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:55 data 27 Mars 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 27 Mars 2023

Shqipëria humbet në Poloni.  Ndeshje e mire, por mungon goli. Sfida live në Tv Klan.

Shqipëria e nis me humbje garën në kualifikueset e Europianit 2024, por duke bërë një paraqitje të mirë ndaj Polonisë në Varshavë. Polakët fituan 1 – 0, por nuk munguan rastet për kuqezinjtë në ndeshjen që u transmetua në TV Klan.

Breshri plumbash ndaj Top Channel, vritet roja. Autorët djegin makinën, gjenden 2 kallashnikovë.

Breshëri kallashnikovi ndaj Televizionit Top Channel. Sulmi me arme drejt godinës, i ndodhur rreth orës 1 pas mesnate, la te vrare rojën e godinës, ndërsa autoret e dogjën makinën e tyre ne Golem, duke lënë brenda dy armët e përdorura.

Rama kërkon rritjen e pagave nga bizneset: Jo tendera për ata që paguajnë pak punëtorët.

Kryeministri Rama i kerkon sektorit privat te rrisin sa me pare pagat per punonjësit, per te frenuar largimin e krahut te punës. Ai paralajmëron se kompanitë qe nuk deklarojnë pagat reale do te përjashtohen nga tenderat publike.

Auditi i PD, Berisha: Jo para ruse në arkën e partisë. Rama i fali Bashës 6 vjet burg.

Sali Berisha deklaron se auditi i brendshëm rrezon akuzat se Partia Demokratike përdori para për lobim. Ai thotë se Rama i fali Lulzim Bashes 6 vjet burg per mos-deklarimin e financimeve dhe shpenzimeve te partisë. Reagon Basha.

Rusia lëviz armët bërthamore në Bjellorusi. NATO vihet në alarm.

NATO vihet ne alarm nga vendimi i Rusisë per te pozicionuar armët e saj bërthamore ne Bjellorusi. Aleanca veri-atlantike e quan lëvizjen e Vladimir Putin te papërgjegjshëm dhe te rrezikshëm për sigurinë globale.

Dimër i shkurtër në pranverë. Në zonat malore, minus tre grade.

Moti i keq përfshin gjithë Shqipërinë, me reshje te dendura shiu dhe breshëri. Sinoptikanët parashikojnë ulje te temperaturave, me termometrin qe do te shënojë deri ne minus 3 gradë në zonat malore.

/tvklan.al