#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 29 Nëntor 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 29 Nëntor 2022

Gjurmimi i parave të drogës sjell belgët në Shqipëri, ishin investuar në teknologji.

Arrestimi i një 42-vjeçari belg, një vit më parë në vendin e tij pas shkatërrimit të një rrjeti të trafikut të drogës i ka shtrirë hetimet deri në Shqipëri. Hetuesit zbuluan se ai kishte vite që investonte në Vlorë paratë e siguruara nga aktiviteti kriminal.

Ekzekutohet një 42-vjeçar shqiptar në Gjermani. Kishte precedentë penalë.

Një 42-vjeçar shqiptar u ekzekutua ne rrethana te paqarta mbrëmjen e së hënës në një qytet të Gjermanisë. Autori e ka qëlluar nga prapa dhe me pas është larguar. Mësohet se viktima kishte precedentë penalë në të shkuarën.

Steinmeier: Shqipëria ka bërë hapa vendimtarë përpara, por integrimi varet edhe nga kriza e BE

Presidenti gjerman Frank Valter Shtajnmaier vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE. Përpara vizitës në Tiranë ai thotë se përveç përmbushjes se kritereve, integrimi varet edhe nga krizat që po ngadalësojnë reformimin e brendshëm të BE.

4 mijë raste dhune në familje në 2022. Denoncimet ndaj fenomenit po rriten.

Mbetet shqetësues fenomeni i dhunës brenda familjeve shqiptare. Vetëm gjatë këtij viti u denoncuan mbi 4 mijë raste. Ekspertët thonë se më e shpeshta është ajo psikologjike dhe se denoncimet kanë ardhur në rritje.

Papa: Njesitë çeçene në Ukrainë, mizore! Moska: Etiketim racist dhe degjenerues.

Shkakton polemika një deklaratë e Papa Françeskut që i quajti “mizore” njësitë çeçene që luftojnë krah rusëve në Ukrainë. Reagon Moska qe e quajti këtë etiketim si racist dhe degjenerim. Polemikat dëmtojnë përpjekjet e Vatikanit për negocim. 

Kualifikohen Holanda dhe Senegali. Irani kërcënon lojtarët e tij: Tortura familjeve nëse protestoni.

Holanda dhe Senegali fitojnë ndeshjet e fundit në grup dhe kalojnë në fazën e eliminimit direkt të botërorit. Përpara sfidës me Shtetet e Bashkuara, Irani kërcënon lojtarët e tij se do u burgos familjet nëse protestojnë kundër qeverisë./tvklan.al