#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:40 data 29 Nëntor 2022 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 29 Nëntor 2022
Gjurmimi i parave të drogës sjell belgët në Shqipëri, ishin investuar në teknologji.
Arrestimi i një 42-vjeçari belg, një vit më parë në vendin e tij pas shkatërrimit të një rrjeti të trafikut të drogës i ka shtrirë hetimet deri në Shqipëri. Hetuesit zbuluan se ai kishte vite që investonte në Vlorë paratë e siguruara nga aktiviteti kriminal.
Ekzekutohet një 42-vjeçar shqiptar në Gjermani. Kishte precedentë penalë.
Një 42-vjeçar shqiptar u ekzekutua ne rrethana te paqarta mbrëmjen e së hënës në një qytet të Gjermanisë. Autori e ka qëlluar nga prapa dhe me pas është larguar. Mësohet se viktima kishte precedentë penalë në të shkuarën.
Steinmeier: Shqipëria ka bërë hapa vendimtarë përpara, por integrimi varet edhe nga kriza e BE
Presidenti gjerman Frank Valter Shtajnmaier vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE. Përpara vizitës në Tiranë ai thotë se përveç përmbushjes se kritereve, integrimi varet edhe nga krizat që po ngadalësojnë reformimin e brendshëm të BE.
Ulet sërish çmimi i naftës, do shitet 5 lekë më pak. Benzina bie me 3 lekë, gazi nuk ndryshon.
Bordi i transparencës vendosi të ulë me 5 lekë ccmimin e naftës, teksa nga mesdita e së mërkurës një litër do shitet me 206 lekë. Benzina bie 3 lekë dhe një litër do të tregtohet me 191 lekë. Mbetet i pandryshuar ccmimi i gazit.
Përcaktohen sfidat e para të fazës së 1/16. Anglia përballë Senegalit, Holanda kundës SHBA.
Përcaktohen dy çiftet e para të fazës së 1 të 16 në botërorin e Katarit. Holanda u kualifikua si e para në grupin A dhe do ndeshet me SHBA-në qe fitoi sfiden direkte me Iranin. Anglia do ndeshet me Senegalin që nxorri jashtë botërorit Ekuadorin
Xhubleta shqiptare në UNESCO. Bëhet pjesë e listës së trashigimisë kulturore botërore.
Xhubleta shqiptare bëhet pjesë e listës së trashëgimisë kulturore të UNESKO-s. Komiteti ndërqeveritar i mbledhur në Marok miratoi vendimin për shpalljen e veshjes më të vjetër shqiptare dhe dijeberjes se saj si trashëgimi jomateriale botërore.