Lajme, #edicioniinformativ ora 23:55 data 3 Dhjetor 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço
Headlines 3 Dhjetor 2024

Parlamenti miraton buxhetin e vitit 2025. Mazhoranca rrëzon amendamentet e opozites
Parlamenti votoi vetëm me votat e mazhorancës buxhetin e vitit 2025. Diskutimet u shoqeruan me debate mes socialisteve dhe demokrateve, te cilet paten sot ne radhet e tyre kryetarin Berisha, pas 11 muajsh mungese. Mazhoranca rrezoi te gjitha amendamentet e opozites.

Mbi 51 mijë pensionistë kanë tërhequr bonusin. Rama: Vitin e ardhshëm do të marrin dy bonuse
Mbi 51 mije pensioniste kane mundur te marrin brenda 2 ditësh bonusin qe po shpërndan qeveria për festat e fundvitit, me një fond prej 100 milionë eurosh. Kryeministri Rama thotë se vitin e ardhshëm kjo kategori do te përfitojë dy bonuse.

Unaza e madhe e Tiranës, drejt përfundimit. ARRSH: Angazhim maksimal për ta dorëzuar brenda dhjetorit
Unaza e Madhe e Tiranes është drejt përfundimit, ku pjesa me e madhe nga sheshi Shqiponja deri ne Shkozë është e asfaltuar. Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se ka angazhim maksimal per hapjen e segmenteve te reja brenda dhjetorit

Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes në Ndroq: E qëllova pasi me shante pas krahëve
Zbardhet deshmia e autorit te vrasjes se ndodhur te dielen ne nje lokal ne zonen e Ndroqit, ne Tirane. Julian Gjoshi deklaroi para policise se e qelloi Alfred Deden vetem per shkak se kishte degjuar qe ai e shante pas kraheve.

Zbërthehet aplikacioni “Matrix”, përdorej nga grupet kriminale njësoj si Sky Ecc dhe Encrochat
Europol zberthen aplikacionin “Matrix”, i cili, ashtu si Sky dhe EncroChat perdorej nga grupet kriminale ne vende te shumta te botes, perfshire Shqiperine. Matrix perdorej nga 8 mije persona dhe ka 2.3 milione mesazhe ne 33 gjuhe te ndryshme.

Koreja e Jugut në kaos, shpërthejnë protestat pasi presidenti i vendit shpalli ligjin ushtrak
Koreja e jugut është futur në kaos për shkak të protestave masive që kanë shpërthyer pas vendimit të presidentit për të shpallur ligjin ushtarak. Kjo është hera e parë që nga viti 1980 që shpallet ligji i jashtëzakonshëm ushtarak në këtë vend.