Federata Shqiptare e Futbollit, ka njoftuar se finalja e Superkupës së Shqipërisë, mes Egnatias dhe Kukësit, do të luhet më 26 Dhjetor, në orën 19:00.
Dueli i fundit për këtë vit dhe trofeu i parë sezonal, do të vendosen në stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet.
Dy ekipet vijnë me qëllimin për të marrë Superkupën, ndonëse Egnatia duket favorite absolute në këtë takim.
Rrogozhinasit vijnë në këtë sfidë si kampionë të Shqipërisë dhe fitues të Kupës, ndërsa Kukësi si finalisti i Kupës së Shqipërisë. /tvklan.al