#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 30 Nëntor 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 30 Nëntor 2022

Kapet në Holandë bashkëpunëtori i Dumanit, akuzohet për disa vrasje të bujshme dhe grabitje.

Arrestohet në Holandë bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit, Eljo Bitri, i cili akuzohet për pjesmarrje në disa vrasje të bujshme dhe grabitje. Ai lëvizte me një identitet të rremë dhe gjatë arrestimit iu gjet me vete një pistoletë me silenciator

Zbardhet vrasja e Briken Sanajt, shpallet në kërkim autori dhe bashkëpunëtorët. Motiv, gjakmarrja.

Zbardhet vrasja e Briken Sanajt muajin e shkuar te Kodra e Diellit. Policia thote se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një 39-vjeccar nga Puka si autor të krimit si dhe dy shtetas nga Kosova si bashkëpunëtor të tij. Motiv dyshohet se është bërë gjakmarrja

5 zyrtarë nën hetim për sulmin kibernetik: Lejuan futjen e virusit nga hakerat iranianë.

5 punonje “IT” ne Drejtorin e Administrates Publike vihen nen hetim per sulmin kibernetik iranian. Prokuroria thote se ata nuk azhornuan sistemet, duke e bere te pamundur kapjen e virusit sapo kishte prekur portalin “Administrata.al”.

Dita e Samitit të BE, pushim zyrtar në Tiranë. Ndalohet qarkullimi në disa rrugë kryesore.

Dita e Samitit te Bashkimit Europian ne Tirane shpallet dite pushim zyrtar ne Tirane. Policia do te bllokoje disa rruge kryesore dhe do te vendose nje perimeter per te garantuar sigurine e liderve europiane dhe te rajonit.

PD nuk tërhiqet nga protesta në bulevard: Tubim paqësor, nuk krijojmë konflikt.

Partia Demokratike nuk terhiqet nga vendimi i saj per te protestuar perpara kryeministrise me 6 dhjetor. Nenkryetari Luciano Boçi garanton se tubimi do te jete paqesor dhe protestuesit nuk do te krijojne asnje konflikt.

Kosova pa viza në BE në 2024-en, pranohet propozimi i presidences çeke.

Qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në Europë nga 1 janari i 2024. Ambasadorët e shteteve të Unionit pranuan propozimin çek dhe i dhanë dritën jeshile Këshillit që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave me Parlamentin Evropian.

200 milionë Euro në vit për Ronaldon, kontratë faraonike nga Arabia Saudite.

200 milionë euro në vit do të përfitojë Cristiano Ronaldo nëse do pranojë të luajë në Arabinë Saudite për klubin Al-Nassër. Mediat spanjolle dhe britanike raportojnë se palët janë pranë nënshkrimit të marrëveshjes./tvklan.al