#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:50 data 30 Nëntor 2022 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 30 Nëntor 2022
Krim i dyfishtë në Kosovë, një grua shtatzënë vritet bga ish-burri para spitalit gjinekologjik.
Një krim i dyfishtë tronditi pasditen e sotme Kosovën. Një 35-vjeçare shtatezene vritet me armë zjarri në derën e spitalit gjinekologjik të Prishtinës nga ish-bashkëshorti i saj, vetëm një javë para se të lindte.
Kapet në Holandë bashkëpunëtori i Dumanit, akuzohet për disa vrasje të bujshme dhe grabitje.
Arrestohet në Holandë bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit, Eljo Bitri, i cili akuzohet për pjesmarrje në disa vrasje të bujshme dhe grabitje. Ai lëvizte me një identitet të rremë dhe gjatë arrestimit iu gjet me vete një pistoletë me silenciator
Arrestohet në Spanjë Gentian Funiqi, një nga autorët e rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës.
Policia e Spanjës vë në pranga një nga autorët e rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës, ngjarje e ndodhur dy vite me pare. 40 vjeccari, Gentian Funiqi fshihej në Spanjë dhe gjatë ndalimit ai u prezantua si shtetas bullgar.
Zbardhet vrasja e Briken Sanajt, shpallet në kërkim autori dhe bashkëpunëtorët. Motiv, gjakmarrja.
Zbardhet vrasja e Briken Sanajt muajin e shkuar te Kodra e Diellit. Policia thote se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një 39-vjeccar nga Puka si autor të krimit si dhe dy shtetas nga Kosova si bashkëpunëtor të tij. Motiv dyshohet se është bërë gjakmarrja
5 zyrtarë nën hetim për sulmin kibernetik: Lejuan futjen e virusit nga hakerat iranianë.
5 punonje “IT” ne Drejtorin e Administrates Publike vihen nen hetim per sulmin kibernetik iranian. Prokuroria thote se ata nuk azhornuan sistemet, duke e bere te pamundur kapjen e virusit sapo kishte prekur portalin “Administrata.al”.
Dita e Samitit të BE, pushim zyrtar në Tiranë. Ndalohet qarkullimi në disa rrugë kryesore.
Dita e Samitit te Bashkimit Europian ne Tirane shpallet dite pushim zyrtar ne Tirane. Policia do te bllokoje disa rruge kryesore dhe do te vendose nje perimeter per te garantuar sigurine e liderve europiane dhe te rajonit.
Berisha: Samiti i BE, pozitiv për Shqipërinë. Opozita e vendosur për protestën e 6 dhjetorit.
Sali Berisha thotë se Samiti i BE-së në Tiranë është pozitiv për Shqipërinë pasi i jep fund endrrës së Rusisë. Megjithatë ai thekson se opozita do të protestojë në bulevard më 6 dhjetor për ti treguar miqve europian se Rama nuk përfaqëson shqiptarët.