#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 31 Mars 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 31 Mars 2023

Rama: Drejtësia të hetojë paratë ruse të kryemadhit. SPAK të provojë se nuk punon me dy standarde

Kryeministri Rama i kërkoi sot Prokurorisë se Posaçme të nisë hetimet ndaj ish-kryetares se LSI-se, Monika Kryemadhi, pas raportimeve mediatike se ajo ka përfituar para ruse dhe se rezulton ortake me oligarkë ruse në kompani ofshore.

Berisha: Basha, peng i Ramës jo vetëm për lobimin rus. Alibeaj fshehu vëllain kriminel

Paratë ruse mbeten objekt akuzash edhe ne Partine Demokratike. Kryetari Berisha akuzoi Lulzim Bashën se është peng i kryeministrit Rama ne aferën e lobimit, ndërsa tha se Enkelejd Alibeaj fshehu vëllain e tij kriminel.

SPAK, leterporosi në disa shtete për lëvizjet e ish-ministrit Arben Ahmetajn

Mbërrijnë ne SPAK përgjigjet e para te letër-porosive te dërguara ne disa shtete ne kuadër te hetimeve për ish-ministrin Arben Ahmetaj. Prokuroria kërkoi informacione mbi lëvizjet e tij dhe llogarite bankare jashtë vendit.

Emigranti shqiptar vret bashkëshorten në Itali pas konflikteve për motive xhelozie

Ibrahimaj: Në tetor nis indeksimi i pensioneve. Paga minimale nuk e dëmton biznesin

Ministrja e Financave paralajmëron indeksim te pensioneve ne muajin tetor, ndërsa hedh poshtë shqetësimet e opozitës se rritja e pagës minimale do te dëmtojë biznesin e vogël dhe se rritja e pagave do te ndikojë qëndrueshmërinë fiskale.

Trump, ish-presidenti i parë nën akuza penale. Analistët: Mund të rikandidojë

Gjykata e Nju Jorkut ngre zyrtarisht akuza penale ndaj Donald Trampit. Ai bëhet kështu i pari ish-president i Shteteve të Bashkuara që do të përballet me një proces penal, por ky fakt nuk e pengon te marre pjese ne garën presidenciale.

/tvklan.al