#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 5 Dhjetor 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 5 Dhjetor 2022

Nesër Samiti i BE në Tiranë. Nga Ukraina dhe emigracioni, te roaming Shqipëri-BE.

Tirana mirepret neser liderët e vendeve anëtare te Bashkimit Europian në samitin me Ballkanin Perëndimor. Diskutohet Ukraina dhe emigracioni. Pjesë e tij, edhe një marrëveshje për heqjen e tarifave te roamingut mes Shqipërisë dhe BE-së.

Bllokohet qarkullimi në perimetrin e Samitit. Rrugë alternative për të lëvizur në Tiranë.

Tirana mirepret neser liderët e vendeve anëtare te Bashkimit Europian në samitin me Ballkanin Perëndimor. Diskutohet Ukraina dhe emigracioni. Pjesë e tij, edhe një marrëveshje për heqjen e tarifave te roamingut mes Shqipërisë dhe BE-së.

Berisha: Bashkohuni në protestë, t’u tregojmë liderëve të BE-së që Rama është hajdut.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kembengul per mbajtjen e protestës ne bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe u bën thirrje qytetareve qe t’i bashkohen protestës per t’u treguar liderëve te BE-se se kush është kryeministri Rama.

Mbyllen Primaret në PD, Tirana dhe 7 bashki të tjera shkojnë në balotazh.

Mbyllen primaret ne Partine Demokratike, te cilat do te përcaktojnë kandidatet e opozitës për zgjedhjet vendore. Tirana dhe 7 bashki te tjera shkojnë ne balotazh pas 1 jave. Ndërsa 4 bashki i lihen Partisë se Lirisë.

Mbyllen hetimet për inceneratorin e Fierit. Alqi Bllakos i komunikohet akuza.

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit te Organizuar dhe Korrupsionit mbyll hetimet per inceneratorin e Fierit dhe i komunikon zyrtarisht akuzën ish-deputetit Alqi Bllako dhe zyrtareve te tjerë te arrestuar për këtë çështje.

Nis zbatimi i çmimit tavan për naftën ruse në BE. Vendimi shtrenjton arin e zi.

Bashkimi Europian nis zbatimin e çmimit tavan per blerjen e naftës ruse jo me shume se 60 dollarë. Por vendimi i Brukselit dhe ai i OPEC-ut për te mos rritur prodhimin çojnë në shtrenjtimin e arit të zi në bursë. /tvklan.al