#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 8 Janar 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 8 Janar 2023

Nën hetim origjina e parave të Alda Klosit. Ish-zyrtares iu grabitën 120 mijë Euro nga pastruesja.

Prokuroria nis verifikimet për origjinën e 120 mijë eurove të grabitura nga pastruesja në shtëpinë e ish-shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt. Policia gjen edhe mbi 400 mijë euro të tjera dhe sende floriri në banesën e Rozeta dhe Havier Dobit.

Kontrollet në shtëpinë e Ervis Martinaj në Surrel. Sekuestrohen dokumente, në shtëpi nuk kishte njeri.

Dalin detaje të reja nga kontrolli i një dite më parë i policisë me urdhër të SPAK në banesën e Ervis Martinajt në zonën e Surrelit në periferi të Tiranës. Mësohet se në banesë nuk ka pasur banorë dhe se janë sekuestruar vetëm dokumente.

Rama mbledh në Tiranë krerët e partive shqiptare të RMV. Në fokus ndryshimet kushtetuese në Parlament.

Kryeministri Rama mbledh të martën në Tiranë krerët e partive shqiptare të Maqedonisë së Veriut. Në fokus është çështja e ndryshimeve kushtetuese pas marrëveshjes me Bullgarinë që i hapi rrugën çeljes së negociatave me BE. 

Peleshi: Prioritet, rritja e sigurisë kibernetike. Marrim dronë ‘’Bayraktar’’, helikopterë e raketa ‘’Javelin’’.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi thotë se prioritet është rritja e sigurisë kibernetike. Në analizën vjetore ai tha se përveç dronëve turq Bajraktar, ushtria do pajiset me helikopterë amerikanë dhe sistemin antitank “Xhavelin”. 

Serbët protestojnë pas plagosjes së 2 të rinjve. KFOR refuzon Vuçiç:n Ushtria serbe, jo në Kosovë.

Serbët protestojnë pas plagosjes së 2 të rinjve në Shtërpcë duke kërkuar më shumë mbrojtje nga KFOR dhe policia. NATO i kthen përgjigje kërkesës së presidentit Vuçiç duke refuzuar futjen e ushtrisë serbe në Kosovë.

Arrestohet iraniani në Gjermani, dyshohet se po planifikonte kryerjen e sulmeve terroriste

Policia gjermane arreston një 32-vjeçar nga Irani, i cili dyshohet se do të përgatiste sulme terroriste në këtë vend. Gjatë kontrollit atij u sekuestruan helme kimike vdekjeprurëse. Në pranga u vu edhe një bashkëpunëtor i tij.

./tvklan.al