Spiker: Redi Prifti

Headlines 8 Nëntor 2023

Progres-raporti i KE: Vlerësim për luftën kundër korrupsionit. Shqetësim, polarizimi politik.
Bashkimi Europian zbardh raportin e progresit të Shqipërisë ku një vend kryesor zë lufta kundër korrupsionit. Brukseli thotë se fenomeni mbetet shqetësim, por reforma në drejtësi po jep rezultate të mira. Problem mbetet edhe polarizimi politik.

Marrëveshja me Italinë për refugjatët, Rama: Nuk është për interesa, por për mirënjohje.
Kryeministri Rama zbulon detaje të reja nga marrëveshja për refugjatët me Italinë. Në një intervistë për Rai, ai thotë se do te ketë një qendër të vetme në Gjadër. Rama sqaron se marrëveshja nuk u bë për interes, por për mirënjohje.

Ilir Meta në SPAK për Cez-Dia: Nuk kam asnjë firmë që të kem favorizuar marrëveshjen.
Kreu i Partisë së Ilirisë, Ilir Meta paraqitet sërish në SPAK ku është marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen CEZ – DIA. Ai mohoi të ketë ndikuar për marrëveshjen duke pretenduar se nuk ka firmosur asnjë dokument.

Gjendet një foshnje e braktisur në Tiranë. Kamerat mund të kenë filmuar autori.
Një foshnje e porsalindur gjendet e braktisur në garazhin e një pallati në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Fëmija u gjet nga një qytetar i cili lajmëroi policinë. Hetuesit po këqyrin kamerat e sigurisë në zonë për të zbuluar personin qe e braktisi.

Rikthehet moti i keq, sinoptikanet: Veriu dhe Shqipëria e mesme, të rrezikuar nga përmbytjet.
Moti i keq përfshin të gjithë vendin duke shkaktuar probleme. Në mbrëmje situata u normalizua, por sinoptikanët parashikojnë rikthimin e stuhive në fundjavë duke bërë që veriu dhe Shqipëria e mesme të rrezikojnë përmbytje.

G7: duhet armëpushim humanitar në Gaza. Izraeli të vetëmbrohet, por të mos kalojë kufijtë.
Hamasi njofton se është i gatshëm të lirojë 12 pengje izraelite në këmbim të një armëpushimi 3-ditor. Negociatat vijojnë, ndërsa thirrja për një armëpushim humanitar në Gaza erdhi edhe nga ministrat e Jashtëm të G-7-ës.

/tvklan.al