Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 9 Shkurt 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 9 Shkurt 2025
Mbyllet votimi në Kosovë, dalin exit-pollet e para për rezultatin
Mbyllen kutitë e votimit për zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe tashmë ka nisur numërimi. Votimi u zhvillua në një atmosferë të qetë, ndërsa sipas KQZ-së pjesëmarrja në orën 19 ishte …, duke shënuar një rënie të lehtë në raport me zgjedhjet e kaluara.
Rama: Trump mund të jetë bekim për Europën. Shqipëria, vend i mundësive për investime të huaja
Kryeministri Rama thotë se presidenti Tramp mund të jetë një bekim për Europën. Në një intervistë për gazetën spanjolle “La Razon” ai flet edhe për mundësitë që ofron Shqipëria, duke e cilësuar një lloj Amerike për investimet e huaja europiane.
Berisha, në Romë me emigrantët: Rama, rrezik për Shqipërinë. Vota juaj shpëton vendin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u kërkon emigranteve shqiptare ne Rome votën per te shpëtuar Shqipërinë. Ai tha se vendi është ne rrezik per shkak te keqqeverisjes se Ramës dhe lidhjeve te tij me krimin.
Një emigrant shqiptar tërheq me makinë një polic në Itali. Refuzoi një kontroll rutine
Një emigrant shqiptar është bërë protagonist i një ngjarjeje të pazakontë në Parma të Italisë. Ai nuk iu bind urdhrit të dy policeve bashkiake për një kontroll rutinë dhe në tentativë për t’u larguar i tërhoqi zvarrë me makinë.
Trump shpall Blinken “non grata” për zyrat federale. I ndalon aksesin në informacionet sekrete
Presidenti Trump i ndalon ish -sekretarit te shtetit, Antony Blinken hyrjen ne zyrat federale dhe aksesin ne informacionet sekrete. Ndalimi per te pasur informacione nga sherbimet sekrete u mor edhe per ish -presidentin Biden.
Sherr në derbin e kryeqytetit, përplasje në tribuna dhe fushë. Ndërhyn policia
Tension në derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës i zhvilluar këtë të dielë në Arenën e Demave. Para nisjes së takimit pati përplasje mes tifozëve, ndërsa në fund të saj tensioni përfshiu edhe lojtarët në fushë. Sfida u mbyll 1 – 1.