Fitorja arrihet vetëm, me lojë grupi. Të këtij mendimi janë dy nga futbollistët e kombëtares shqiptare. Të rikthyer në skuadër Altin Lala pas demtimit dhe Hamdi Salihi besojnë se i gjithë ekipi duhet të jetë në formë të miqtë për ti marrë hakun Hungarisë.

Altin Lala:Rëndësi ka me një fjalë që këtë ndeshje, duke parë dhe Hungaria që ka 7 pikë ta lëmë poshtë të paktën pas kësaj ndeshje. Shpresojmë që të jemi të gjithë 100%, për vetë fakti që Hungaria do vijë këtu, dhe ata shohin një shans që të fitojnë në Shqipëri dhe do jetë ndeshje shumë interesante mendoj.”

Hamdi Salihi:Rezultatet më të mira që kemi pasur deri tani i kemi arritur si grup, shpresoj që edhe këtë ta arrijmë në grup. Po shpresojmë të marrim një 2-0 që të jemi brenda për brenda, të marrim hakun plotësisht me rezultatin e parë.”

Më 28 mars në “Qemal Stafa” Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë me Hungarinë. Në të parën kombëtarja Kuqezi humbi 2-0./tvklan.al

Gazetar: Erjon Todhe