Kombëtarja ka hyrë në ditën e katërt të grumbullimit përpara ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës me Portugalinë. Kuqezinjtë që po drejtohen nga një trajner i ri, Josip Kuze, ndjehen mirë moralisht për tu përballur me kundërshtarin e radhës.

Klodian Duro: “Vetë fakti  i shumë lojtarëve të thirrur dhe shumë emrave të rinj do të thosha bën akoma më tepër që skuadra është shumë e motivuar. Unë besoj që do të marrim fryte sepse do të krijohet një grup akoma më i fortë qoftë për këto ndeshje, po ashtu edhe eliminatoret e ardhshme.”

Grupi pritet të plotësohet gjatë ditës së hënë me ardhjen e lojtarëve të fundit ndërsa sulmuesi i Tiranës, Migen Memelli u largua pasi nuk mundi të riaftësohej në kohë nga dëmtimi që pësoi në sfidën me Vllazninë.

Kombëtarja A do të zhvillojë pasditen e së martës në Durrës një ndeshje kontrolli me përfaqësuesen U17. Ndeshja me Portugalinë do të luhet të shtunën në stadiumin “Qemal Stafa”./tvklan.al