Erion Xhafa është trajneri i ri i Lushnjës. Pas largimit të teknikut Gugash Magani, klubi nuk ka humbur kohë dhe ka zgjedhur “timonerin” e ri.
Xhafa ka qenë në të kaluarën pjesë e Lushnjës si lojtar, ndërsa kjo do të jetë hera e parë për të si trajner në stolin e “lagunarëve”.
Ish-mbrojtësi ka bërë prezantimin para skuadrës këtë të martë dhe ka nisur menjëherë nga puna, me synimin për të ndryshuar rezultatet.
Pas tetë javëve kampionat, Lushnja mban vendin e gjashtë me 9 pikë. Debutimi i Xhafës, do të jetë ndaj një rivali direkt, si Kukësi, sfidë që është planifikuar të luhet të shtunën e 26 Tetorit. /tvklan.al