Epoka e Arijon Ibrahimoviç te Lazio ka nisur me optimizëm të madh. Kryeqytetasit e konsiderojnë futbollistin me origjinë shqiptare yllin e së ardhmes, teksa arritën akordin me Bayern Munich në formulën e huazimit me të drejtë blerje.

“Jam gati dhe mezi pres të luaj. E konsideroj veten një futbollist shumë kreativ, më pëlqen të luaj një për një dhe jam i fortë para portës, por cilësia ime më e mirë është shkathtësia. I njoh disa lojtarë, edhe pse jo personalisht: Hysaj, për shkak të origjinës sonë të përbashkët, Dua të luaj shumë, ta jetoj këtë aventurë në maksimum dhe të fitoj sa më shumë ndeshje”, tha Ibrahimoviç.

Marrëveshja e parë dhe e konkretizuar nga ana e Lazios, që në këtë merkato Janari po has jo pak vështirësi. Gjithçka e lidhur edhe me Kike Salas, mbrojtësin e përfshirë në skandalin e basteve dhe arrestuar nga policia e Sevijës. Zhvillim që i jep fund këtë operacioni që do e dërgonte mbrojtësin në huazim me të drejtë blerje nga ana e bardhekaltërve.

Nevoja për Lazion e teknikut Baroni cilësohet në mesin e fushës, për të cilët drejtuesit kanë gati edhe përfshirjen e kartonit të Elseid Hysaj. Shqiptari peshon 2.8 milionë Euro në arkat e klubit, shifër e lartë për klubet e interesuara. Leçe gjendet prej kohësh në gjurmët e 30-vjeçarit, për të cilin nuk është gati për të plotësuar kushtet financiare.

Pikërisht e ardhmja e shkodranit është edhe pengesë për merkaton në hyrje të klubit italian. Hysaj është rikthyer së fundmi në planet e Lazios, me teknikun Baroni që nuk e preferoi për pjesën e parë të sezonit.

Në vorbullën e dëshirave gjendet edhe Ardian Ismajli, profil tepër interesant për Lazion duke parë edhe kontratën në skadencë të shqiptarit. Për 28-vjeçarin interesi ka qënë i lartë në këtë periudhë, me Napolin që u duk se gjeti një akord për ta transferuar që në muajin Janar, teksa sondazhe zhvilluan edhe Juventus e Interi.

Klan News